Shkencëtarët: Burrat homo-biseksualë, më shumë gjasa për kancer të lëkurës, arsyeja solari

12/02/2020 21:52

Burrat homoseksualë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga kanceri i lëkurës se ata heteroseksualë dhe kjo mund të jetë sepse përdorin shumë shtratet e solarit, thotë një studim i ri.

Përqindjet e kancerit të lëkurës arrinin në 8.1 – 8.4 mes burrave ‘gay’ dhe biseksualë, në krahasim me 6.7 për qind që u regjistrua në një studim të 45,000 amerikanëve.

Ndërsa femrat ‘gay’ biseksuale kishin përqindje të njëjtë reziku me ato heteroseksuale, sipas një pyetsori të mbeldhur gjatë katër viteve nag spitali i grave të Boston.

Ekspozimi ndaj rezeve ultra-violet i shtrateve të solarit dhe ndaj faktorëve të tjerë të riskut nuk u mor në konsideratë në studim, por kërkuesit thanë se studime të tjera ksihin treguar për përdorim më të madh të shtrateve të abronxaturës mes burrave ‘gay’, dhe kjo mudn të shkaktojë kancer të lëkurës.

“Tashmë është absolutisht kritike që ne të pyesim edhe për orientimin seksual dhe identitetin gjinor në studimet e shëndetit publik pasi nëse nuk i bëjmë këto pyetje nuk do të dimë ndryshimet që ekzistojnë”, tha autori kryesor Dr Arash Mostaghimi.

Top Channel