Frika se epidemia e koronavirusit mund të zgjasë për muaj të tërë, ka shkaktuar panik mes banorëve të Hong Kong-ut, që druhen se mallrat bazike do të nisin të mbarojnë, ndaj janë sulur të bëjnë furnizime.

Radhë të gjatë njerëzit kanë nisur të formohen që pa gdhirë përpara supermarketeve në mbarë territorin. Kërkesat më të mëdha janë ato për oriz, letër higjenike dezinfektues. Për të tretën javë radhazi, raftet e supermarketeve që zakonisht janë të mbushura plot me pako orizi ( ushqimi kryesor për banorët e Hong Kongut), janë bosh. Makaronat gjithashtu mungojnë, ndërsa ka ende me bollëk mish e perime.

Me vështirësi gjen tani edhe ne dyqane apo farmaci peshqirë kuzhine, pelena bebesh, sapunë, pastrues duarsh me bazë alkoolin, lëngje për pastrimin e pllakave e produkte antiseptike. Supermarketet kanë nisur të zbatojnë një “politikë racionimi” , duke I detyruar klientët të blejnë vetëm nga dy artikuj, të cilat i kanë me pakicë.

Megjithëse Hong Kong ka vetëm 50 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe një vdekje, njerëzit i ka pushtuar frika se epidemia do të zgjasë shumë. “ Duket sikur jemi në luftë”, thotë një shitës, “produktet zhduken nga raftet sa hap e mbyll sytë”. Sipas njohësit të shkencave politike, Joseph Cheng, paniku që ka pushtuar banorët buron nga mosbesimi i thellë ndaj qeverisë, e cila shihet gjerësisht si e paaftë për të menaxhuar krizën.

Top Channel