Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Një shekull pas revolucionit Bolshevik gjërat duket se kanë ndryshuar në Rusi teksa partia komunsite kërkon rikthimin e “Zotit” në tekstin e kushtetutës së vendit.
Kreu i partisë komuniste Gennady Zyuganov tha së fundmi se komunizmi e ka origjinën nga kristianizmi, ndësa kritikët e tij thonë se kjo do të bënte dhe “Lenini të varr të mos ndjehej rehat”.
“Kur unë studioja Biblën, psalmin e apostullit Paul … aty gjeta sloganin kryesor të komunzmit: Kush nuk punon nuk ha. Prandaj në shumë mënyra kodi i ndërtimit të komunzimit është te Bibla”, thotë Zyuganov.
Patriarku ortodoks Kirill e mirëpriti propozimin por ai nuk u mor seriozisht nga deputetë të tjerë të parlamentit Duma.
Ata thanë se parimet e Zyuganov kanë qenë shpeshherë larg doktrinës së pranuar të komunizmit. më parë ia ka quajtur Jezusin “komunisti i parë në tokë”.
Para krijimit të Bashkimit Sovjetik Rusia ishte një vend shumë fetar dhe kisha ishte e integruar me shtetin.
Top Channel