Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët vodhën bizhuteri me vlerë 700 mijë lekë Të gjithë piratët televiziv pothuajse piratojnë të njëjtat kanale, ata marrin ato kanale të platformës DigitAlb që mbajnë më shumë të mbërthyer teleshikuesin. Edhe Kabllori i Çorovodës, pra në Skrapar vjedh sinjalin e ekranit më të madh të shqiptarëve siç është Top Channel dhe Top News. Ne u munduam të kontaktojmë më pronaren e këtij kabllori, por në telefonin e Manushaqe Dervishit na doli menaxheri i Kabllorit të Çorovodës.
GAZETARJA: A jeni pronari i Kabllorit të Çorovodës?
Menaxheri: Nuk jam pronari, jam menaxhuesi.
GAZETARJA: Thuaji Manushaqes ( pronarja e kabllorit të Çorovodës) që është duke kryer një vepër penale siç është ajo e piratimit të kanaleve të platformës DigitAlb.
MENAXHERI: Neve nuk kemi asnjë nga DigitAlbi.
GAZETARJA: Unë po flas për kanalet që transmeton Kabllori i Çorovodës. Dhe ju transmetoni Top Channelin, Top News-in, DigiAksion , Neës24, Film Hits.
MENAXHERI: Jo me, e ke gabim.
GAZETARJA: Zotëri më vjen shumë keq.
MENAXHERI: Ne kemi pasur vetëm Top Channel-in dhe atë na e kanë hequr para Vitit të Ri edhe s’kemi pas asnjë tjetër.
Ndryshe nga menaxheri i Kabllorit të Çorovodës, abonentët me telekomandë na tregojnë të vërtetën.
” Unë jam Qemal Cecaj nga Skrapari, për televizor të them të drejtën shumë shikoj e kam lidhur me kabllor 7 mijë lekë ( të vjetra ) në muaj paguaj. Kur nuk e paguan ta pret? Po, po e pret. Sa vite ke me kabllor? Po rreth 10-12 vite me kabllor jam. ”
Prej më shumë se një dekade Manushaqe Dervishi, piraton kanalet ekskluzive të kanaleve DigitAlb. Transmetimin e këtyre kanaleve e bën duke mos pasur asnjë kontratë me DigitAlbin.
Qytetarët:
” Sa orë televizor shikon në ditë? Unë? Tre deri më katër orë. çfarë shikon më shumë? Shikoj lajmet dhe emisionet që bëhen? Ke antenë kabllor, DigitAlb? I kam të gjitha. Çfarë përdor në shtëpi? Unë kabllorin. Sa e paguan në muaj? 7 mijë lekë. Kush është stacioni që ndjek më shumë? Po ndjek Tiranën dhe Top Channel-in.
Me çfarë je lidh antenë, kabllor? Unë me kabllorin, edhe unë kabllor, edhe unë kabllor. Sa paguani në muaj? Siç ka qenë 7 mijë lekë. Sa stacione kap? Po afërsisht 30 stacione.
Televizor shoh deri më 4-5 orë. Keni DigitAlb, kabllor? Kabllor. Sa e paguan në muaj? 7 mijë lekë të vjetra. Sa kanale kap gjithsej? Rreth 30 kanale. Dhe çfarë shikon më shumë? Më shumë dihet Top Channel-in
Kabujt e Kabllorit të Çorovodës kanë hyrë pothuajse në çdo shtëpi të këtij qyteti. Kjo vepër e Manushaqes sipas Kodit Penal dënohet me burgim nga 3 muaj e deri në 3 vjet burgim. Janë institucionet e drejtësisë dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive ato që duhen të ndalojnë piratët.
Top Channel