“Hapen si vaji në lakra, por do t’i fusim nën tokë”/ Rama: Ka politikanë të lidhur me krimin

12/02/2020 13:00

Përgjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit, Edi Rama u ndal ndër të tjera te politikanët e lidhur me krimin.

Teksa pranoi se po, ka të tillë, Rama tha se qeveria që ai drejton do t’i fusë thikën në zemër krimit të organizuar.

“Ka patur, ka politikanë të lidhur me krimin por janë ata që flasin më shumë se si krimi është i lidhur me krimin. Ofensiva jonë nuk është një lojë, por një operacion që e fut thikën mu në zemër të krimit të organizuar duke goditur atë që e kanë të shenjtë, pasurinë. ”

Më tej shtoi:

“Ata mbrohen nga shteti, ushqehen nga shteti dhe duke përfituar nga lidhje kudo, që nga SHBA e në Shqipëri për të pasur komunikim normal e për të drejtuar operacionet fitmiprurëse. Burgu për këta nuk mjafton, këta duhen zhveshur nga pasuria e paligjshme që ta kenë të pamundur të riciklojnë pasurinë e padeklaruar, që me makina sfiduese të vërtiten lart e poshtë, duke i bërë karshillëk shtetit, duke u hapur sediljesh. Llum si ky ka kudo në botë, në mes të Parisit, Berlinit por është jo mbi tokë, është nën tokë. Këta që janë hapur si vaji në lakra do t’i fusim nën tokë. Ne mbi tokë, ata nën tokë. Shumëkush dhe ne ndikimin e propagandës së atyre që s’janë në parlament, bëjnë që njerëzit të thonë pse merreni me këta dhe pse u kujtuat sot. Nuk kemi 7 vjet, por kemi 6 vjet e gjysme, çdo ditë për ne është e çmuar për punën që bëjmë. Kjo që po bëjmë sot nuk behej dot dje. ”.

 

Top Channel