Humb së bashku me kushërinjtë në dëborë, 7-vjeçari tregon se si mundën të mbijetonin

12/02/2020 14:52

Një djalë 7-vjeçar nga Alaska, i cili u zhduk së bashku me disa kushërinj të tij pas një stuhie, u shpreh se ata mbijetuan duke gërmuar një vrimë të madhe dhe duke u strehuar nën të.

Ethan Camille, 7 vjeç dhe kushërinjtë e tij, Christopher Johnson, 14 vjeç, Frank Johnson, 8 dhe Tery Camille, 2 vjeç, u zhdukën javën e kaluar gjatë një udhëtimi me një makinë bore në pjesën rurale të Alaskës. Ata kaluan natën së bashku, jashtë në të ftohtë para se të shpëtoheshin të nesërmen rreth 20 milje larg fshatit të tyre Nunam Iqua, në bregdetin perëndimor të Alaskës. Nga shtrati i tij në spital në Qendrën Mjekësore në Alaska, Ethan rrëfeu se ai së bashku me kushërinjtë e tij bënë të pamundurën që të mbijetonin.

Nëna e Ethan u shpreh se djemtë ishin më shumë të merakosur për Teryn, i cili ishte më i vogli mes tyre, vetëm dy vjeç.

“Në fillim tentuam të gjenim një rrugë për në shtëpi, por nuk ja dolëm. Pasi kishim shumë ftohtë ne gërmuam gjatë gjithë kohës duke hapur një vrimë dhe u futëm nën të”, u shpreh Ethan nga spitali, nga ku po mjekohej, pasi gishtat e tij kishin ngrirë si pasojë e të ftohtit të tepërt.

Edhe pse grupi i kushërinjve ishte veshur me veshjet e duhura zyrtarët njoftuan se familjarët duhet të ndiheshin të shqetësuar për shëndetin e tyre. Nëna e Ethan kujtoi dhe momentin kur u bë i mundur shpëtimi i vogëlushëve:

“Të gjithë u gëzuam, brohoritnim dhe bërtisnim sepse ata shpëtuan”, u shpreh ajo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel