Gjykata rrëzon ministrinë/ I jep të drejtë ADFD për licensën e “Duty Free” në Rinas. Reagon ambasada e SHBA

11/02/2020 20:01

Gjykata administrative pranoi  padinë e shoqërisë ADFD përsa i takon konfliktit për licencën e ushtrimit të aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në aeroportin e Rinasit. Gjyqtari Avni Sejdi rrëzoi urdhrin e ministrisë së Financave që kishte anuluar lejen e shfrytëzimit për pesë vitet e ardhshme të “Duty Free” nga ADFD.

Për shkak se fituese e garës së hapur nga aeroporti për menaxhimin e dyqaneve “Duty Free” e ka fituar ndërkohë kompania amerikane International Duty Free ICDF, seanca u monitorua sërish nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe gjermane. menjëherë pas vendimit  deklaratën e parë e dha në hyrje të gjykatës presidenti i Dhomës amerikane të tregtisë.

Ambasada Amerikane reagoi  duke deklaruar se “në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.|e  mbyll reagimin ambasada amerikane.

Top Channel