“Mos ha më mbi shtrat”, i shoqi i nxjerr të palarat këngëtares së njohur

11/02/2020 18:28

Këngëtarja simpatike, Fatima Ymeri ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për projektet e fundit muzikore, por edhe mbi jetën personale.

Gjatë bisedës, këngëtarja e hitit “Si rrush” u surprizua me një videomesazh nga i shoqi.

Mes shumë komplimentash e fjalësh të ëmbla dashurie, ai i bëri dy kritika publikisht: Së pari të mos vonohet e së dyti, të mos konsumojë ushqime në shtrat natën vonë.

Ky moment u prit me shumë të qeshura nga Fatima, e cila sqaroi më pas se ky është një ves që e ka marrë pikërisht prej tij.

Top Channel