E enjte, 19 Mars 2020
19:51
Luana Vjollca maniake pas pastërtisë: Shikoni duart e mia!

Moderatorja dhe autorja e “Shiko Kush Luan”, Luana Vjollca, ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau momentet e vetizolimit në shtëpinë e saj.

19:51
Top Talk: Asnjë ndryshim për kreditë dhe pagesat e detyrimeve. Bankat ia hedhin topin qeverisë

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar me anë të një lidhje me “Skype”, Sekretari i Shoqatës së Bankave në Shqipëri, Spiro Grumbulli. Gjatë fjalës së tij, Grumbulli u shpreh se bankat tregtare nesër do të jenë në punë, pasi nesër është afati i fundit për bizneset që të paguajnë tatimet. Sipas tij, ky vendim nuk merret prej tyre por prej qeverisë.

19:50
Ç’do të ndodhë me “Take Me Out Albania”? Luana Vjollca: Jam kaq e emocionuar!

Në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja dhe autorja Luana Vjollca sqaroi se cili do të jetë fati i “Take Me Out”.

19:38
“65 milionë dollarë për personat më në nevojë“ Rama shpalos planin me 7 pika, ja kush përfiton

Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpalosur një plan me 7 pika për të përballuar situatën e krijuar nga CoVid 19. Kryeministri ka shpjeguar se të parët që do të mbështeten do të jenë më të dobëtit.

19:35
Policia e Parisit ndalon me forcë gruan që refuzoi karantinën e koronavirusit

Policë të armatosur France ishin filmuar sot që ndalonin me forcë një grua që sipas raportimeve refuzonte zbatimin e karantinës kombëtare.

19:32
Rama: Deputetët dhe kabineti me gjysmë page

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur planin për emergjencën e COVID-19. Ai është shprehur se do të preken pagat e deputetëve dhe të kabinetit të ministrave ku do të përgjysmohen.

19:27
“Do jepja gjithçka të mos isha në këtë situatë para jush…” Rama: Kemi plan financimi A, B dhe C, fillojmë me më të dobëtit

“Do jepja gjithçka kam të mos isha në këtë situatë para jush. Kemi plane financimi A, B dhe C. Plani ynë nis me më të dobëtit” kjo ka qenë një nga frazat e shprehura nga kryeministri i vendit Edi Rama në një lidhej “Live” në Facebook mbi situatën që po kalon vendi ynë me përhapjen e koronavirusit.

19:09
Rama: Mos më kërkoni llafe të bukura, vuajtjet mund të jenë të shumta

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë nga kryeministria për të shpjeguar planin financiar në lidhje me situatën që po kalon vendi për shkak të COVID-19.

19:07
CoVid-19/ Mesazhi i Nënkryetarit të KMSH: Mirësitë e Zotit janë të shumta për njeriun

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H.Taulant Bica ka dhënë një mesazh për të gjithë besimtarët por jo vetëm, në këto momente të vështira që po kalon vendi ynë.

19:03
Modelja 27 vjeçare vret veten pas udhëtimit dhe humbjes së kujdestarisë së të bijës

Një e re amerikane la një mesazh emocionues vetëvrasjeje në rrjetet sociale para se të vriste veten në një pikë turistike bukurie natyrore në Britani.

18:48
Covid-19/ Anulohet për 1 vit Eurovizioni

Si asnjëherë më parë, festivali Europian i këngës ka anuluar transmetimin e tij më 16 maj për shkak të rrezikut të përhapjes së Koronavirusit të ri.

18:44
Si mund të mbrohemi nga Koronavirusi i ri?

Koronavirusi shkakton simptoma tipike respiratore. Më poshtë paraqiten rekomandimet kryesore:

18:38
Ekskluzive/ Mocioni i mosbesimit, Mustafa: Kurti shkaktoi krizë të brendshme politike

Isa Mustafa ka kërkuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti, pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu pa u konsultuar më parë me kreun e LDK-së.

18:33
Pasagjerët e kroçerës së koronavirusit lirohen të lumturuar në Kubë, marrin fluturimet e kthimit

Rreth 700 pasagjerë të cfilitur në një korçerë turistike britanike pas konfirmimit të koronavirusit në bord, dukeshin të lumturuar sot teksa morën fluturimet e zbritën në Londër nga Havan.

18:23
Italia ja kalon edhe Kinës për numrin e vdekjeve nga Koronavirusi, 427 viktima vetëm në 24 orët e fundit

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 3405, që do të thotë janë 427 viktima në 24 orët e fundit.

18:18
‘Dëgjo lutjet e solidaritetit’; Statuja e famshme e Krishtit në Brazil vishet me flamurët e vendeve të prekura nga koronavirusi

Statuja ikonë e Krishtit Shërues në Rio de është ndezur dje në formë solidariteti me ngjyrat e vendeve të prekura nga pandemia e koronavirusit.

18:13
CoVid-19/ Kryeministri Rama njofton shpalljen e planit financiar: Do të dalim më të fortë

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë të ditur se në orën 19:00 do të shpallet plani financiar për të përballuar pasojat e luftës kundër koronavirusi.

17:51
Përkeqësohet bilanci, në Angli shënohen 29 viktima nga CoVid-19 brenda një dite

Ka shkuar në 137 numri i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar. Brenda 24 orëve në Angli sipas autoriteteve shëndetësore kanë humbur jetën 29 persona.

17:43
Koronavirusi, si praktikohet 41 vjeçarja seksi të mos prekë fytyrën (FOTO)

“Duke praktikuar distancimin social dhe duke tentuar të mos prek fytyrën,” kështu shkruan Nicole Scherzinger në postimin më të fundit në Instagram.

17:39
Manastirliu firmos urdhërin, institucionet arsimore mbyllen deri në 3 Prill

Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë.

17:28
Koronavirusi; Princi Albert II i Monakos rezulton pozitiv me sëmundjen

Princi Albert II i Monakos ka rezultuar sot pozitiv me koronavirusin e ri. Njoftimin e dha principata duke saktësuar se “gjendja e tij shëndetësore nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

17:16
Dyndje njerëzish, Tirana në orarin e lejuar të lëvizjes

Shqipëria është në karantinë tashmë prej disa ditësh dhe janë vetëm disa orare të caktuara kur mund të lëvizësh për të bërë pazaret e detyruara.

17:11
Vdes në moshën 35 vjeçare ish-futbollisti i Premierligës angleze

Ish-futbollisti i Cardiff City dhe Blackburn Rover, Peter Whittingham ka vdekur dje nga plagë të marra në kokë pas një rënie aksidentale, në moshën 35 vjeçare.

17:11
Mes tyre një 4-vjeçare, shënohen 6 raste të tjera me koronavirus në Maqedoni

6 raste të reja mes tyre një 4-vjeçare janë konfirmuar me CoVid-19 në Maqedoninë e Veriut.

17:09
FOTO/ Boshatisen supermarketet në disa zona të Britanisë

Koronavirusi i ri është duke alarmuar të gjithë botën dhe së fundmi paniku ka përfshirë Britaninë e Madhe. Fotot e publikuara nga mediat britanike, tregojnë radhë të gjata njerëzish para supermarketeve, të cilët shpesh përplasen mes tyre për të marrë produktet e limituara.

17:07
Shpresë në Itali/ 79-vjeçari shërohet nga CoVid-19 pasi mjekët i injektuan ilaçin kundër Ebola-s

Shpresa për kurimin e koronavirusit janë ngritur sot pasi një italian i infektuar i moshës 79-vjeçare u shërua me ndihmën e një ilaçi eksperimental të përdorur kundër Ebolas.

17:03
Brenda vilës luksoze ku po vetizolohet këngëtari i dyshuar me koronavirus (FOTO)

James Arthur, i cili dyshon se është infektuar me koronavirus, po vetizolohet në mes të luksit.

16:55
Kaosi i koronavirusit; Të rinjtë vandalë thyejnë supermarketin në Londër, grabisin shishet e alkoolit

Një grup vandalësh të rinj kanë thyer mbrëmë vitrinën e një supermarketi në jug të Lodrës teksa vendi është nën frikën e blerjeve të izolimit prek koronavirusit vrasës.

16:52
Konfirmohet data e re e koncertit, Maluma në Tiranë më 6 shtator

Këngëtari me famë botërore, Maluma pritej që do të mbante për herë të parë koncert në Shqipëri, më datë 14 mars.

16:47
Koronavirusi/ Kreu i OBSH-së: Do të testohen katër barna

OBSh nis studimin e provave klinike shumëkombëshe për përshpejtimin e kërkimeve për barnat ndaj koronavirusit.

16:43
Situata e CoVid-19 tek të prekurit nga tërmeti/ Xhaçka publikon fotot: Çdo ditë pranë familjeve në nevojë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se operacioni humanitar për të ndihmuar njerëzit që vijojnë të vuajnë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit do të vijojnë.

16:43
​SHKK tregon nëse ka të prekur me koronavirus në burgjet e Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, për mes komunikimit virtual, “Skype for bussines ” mbajti sot takimin e parë të këtij lloji me drejtorët e institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, për të diskutuar mbi Planit Operativ “Corona Virus”, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve për situatën e krijuar në vend.

16:39
Konfirmohet: Pezullohet edhe Superliga e Turqisë

Koronavirusi tashmë ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës, kështu duke shënuar numër të madh viktimash.Deri më tani shumica e kampionateve evorpiane, janë pezulluar dhe kanë ndaluar aktivitetet e tyre deri në një datë të caktuar.

16:37
Përparimi i Pandemisë COVID-19 – Çfarë dihet deri tani për rastet pozitive

Sipas studimit duke vrojtuar të dhënat e marra mes shpërthimit të një epidemie dhe sa delikate janë fillimet zgjidhja më e mirë është izolimi total.

16:35
Pamjet tregojnë helikat, saunën, tipare të tjera të nëndetëses së re raketore ruse

Mediat ruse kanë prezantuar së fundmi një turne brenda nëndetëses së re Knyaz Vladimir e kategorisë Borei-A që është në fazat finale të ndërtimit dhe duket diçka vërtet interesante sipas ekspertëve.

16:34
Shkon në 36 numri i viktimave nga CoVid-19 në Zvicër

Ka shkuar në 36 numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit në Zvicër. Në orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 3 viktima të reja ndërsa të infektuar brenda një ditë janë 824. Kështu numri total i të infektuarve në Zvicër ka shkuar në 3939.

16:30
Vitia: Këto janë dy barna që po kanë sukses në trajtim të pacientëve me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, kanë njoftuar opinionin në lidhje me masat e fundit të ndërmarra për menaxhimin e situatës me koronavirus.

16:27
“Shtatzënia më përgatiti për koronavirusin, nuk dola nga shtëpia për muaj”

Të gjithë e mbajmë mend “zhurmën” e madhe që u bë për shtatzëninë e Kylie Jenner në 2017. Miliarderja u përpoq aq shumë ta fshihte, sa që u vetizolua në shtëpi teksa mbante të voglën Stormi në bark.

16:25
Manastirliu jep lajmin e mirë/ Ja ku mund të merrni këshilla falas për Koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se do të ketë një linjë pa pagesë për të marrë informacion për Koronavirusin.

16:24
Lajm i mirë për shqiptarët në Francë e Gjermani, MEPJ: Askush nuk do dënohet për tejkalim të leje qëndrimit në Schengen

Ministria e Jashtme ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Gjermani dhe në Francë, ku i ka njoftuar se edhe pse do të kalojnë kohën e lejeqëndrimit në Schengen nuk do të penalizohen.

16:19
Durrës/ 28 vjeçari tenton të hidhet nga kati i pestë i një pallati

Një qytetar në Durrës ka tentuar që të hidhet nga kati i pestë i një pallati në lagjen numër 1.

16:18
Gjendja e të infektuarve në Kosovë është stabile, thotë ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë se gjendja e të prekurve nga koronavirusi është stabile.

16:15
Të gjithë shifrat e Koronavirusit/ 228 mijë të prekur 86 mijë të shëruar dhe 9377 të vdekur

Koronavirusi ka paralizuar thuajse çdo gjë në Shqipëri prej disa ditësh. Deri më tani kemi 65 persona të prekur dhe 2 viktima.

16:12
Urdhrat kundër CoVid-19/ Gjobitet me 700 mijë lek kosovari, arrestohen 4 shoferë…

Një person i cili ishte kthyer nga Kosova më datë 17 mars ka thyer urdhrin për vetëkarrantinim dhe është gjobitur me 700 mijë lekë në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

16:12
Mjekimi kuban rezulton i suksesshëm në trajtimin e COVID-19

Prej 40 vitesh Kuba ka prodhuar një molekulë të quajtur Interferon Alpha 2B , e cila është përdorur me sukses për të trajtuar dhe koronavirusin e ri në Kinë dhe disa vende të tjera.

16:12
Masat kundër koronavirusit, gjobiten 13 administratorë lokalesh

Pas kotrolleve në të gjithë territoren për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Policia e Shtetit njofton se u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh.

16:00
Banka e Anglisë ul nivelin e interesit, tashmë është vetëm 0.1%

Banka e Anglisë ka ulur normat e interesit në një veprim urgjent ndërsa përpiqet të mbështesë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar përballë pandemisë koronavirus.

16:00
Covid-19, masat kufizuese/ Në 24 orë bllokohen automjetet dhe pezullohen lejet e drejtimit për 78 persona, arrestohen 4 të tjerë

Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi, bënë me dije se pas kontrolleve të kryera në të gjithë territoren për zbatimin e masave kufizuese të ndërmarra nga qeveria, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar lejet e drejtimit dhe janë bllokuar automjetet e 78 persoanve.

15:52
​Mustafa siguron mbështetje për fermerët, krahas gjendjes emergjente në vend

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka ofruar mbështetje për fermerëve dhe agro-përpunuesit me qëllim të tejkalimit sa më të mirë të situatës së krijuar si pasojë e koronavirusit dhe të mos ketë ngecje në implementimin e projekteve.

15:47
SHBA, mbi 9,400 të prekur me koronavirus, 150 vdekje

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 9,400 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin nga mëse 7,000 një ditë më parë. Të paktën 150 kanë vdekur, një rritje prej rreth 40 për qind nga shifrat e publikuara të mërkurën.

15:36
Ministrja Shahini publikon udhëzuesin për provimet e klasave të nënta

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar në “Facebook” udhëzuesin për klasat e 9-ta, për provimet kombëtare të arsimit bazë.

15:30
Emergjenca Covid-19, Evropa po shqyton zgjatjen e izolimit

Vendet evropiane po shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes së izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

15:26
Covid-19/ “165 persona janë gjobitur”, Lleshaj: Koha për përgjegjshmëri të lartë dhe jo për “trimëri” të marrë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se 165 persona janë gjobitur vetëm ditën e sotme nga policia e shtetit për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes.

15:19
Si e lufton sistemi imunitar virusin: Njerëzit po shërohen ashtu si nga gripi!

Shkencëtarët australianë thonë se kanë arritur të detajojnë mënyrën sesi e lufton sistemi imunitar i njeriut coronavirusin.

15:17
Rakia e uiski mund të vrasin COVID-19; Koronavirusi i ri, më i ndjeshëm ndaj alkoolit se SARS e MERS

Një studim i ri nga shkencëtarë gjermanë e zvicerjanë thotë së fundmi se koronavorusi i ri është më i ndjeshëm ndaj alkoolit sesa viruset e Sars e Mers dhe mund të vritet nga përqendrime të etanolit prej 30%.

15:16
SHBA-ja pezullon dërgimin e ushtarëve të rinj në Afganistan si masë kundër koronavirusit

Shtetet e Bashkuara po pezullojnë përkohësisht lëvizjen e ushtarëve të rinj në Afganistan, si një mënyrë për t’i mbrojtur ata nga koronavirusi i ri.

15:14
Koronavirus, masat/ Qeveria greke mbyll hotelet

Qeveria greke ka vendosur që prej datës 23 mars dhe deri në fund të prillit të mbyllen të gjitha hotelet e vendit, si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.

15:08
​Bashkimi Evropian krijon rezerva strategjike për pajisjet mjekësore

Komisioni Evropian ka vendosur të krijojë rezerva strategjike të pajisjeve mjekësore për të ndihmuar vendet e BE-së që përballen me pandeminë koronavirus, dhe rezervat do të jenë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

15:08
“Një gjë e tillë do nënkuptonte katastrofë”/ Raportuesja e Kosovës në PE paralajmëron LDK-në

Europarlamentarja gjermane, Raportuese për Kosovën pranë Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar sot atë që po ndodh në Kosovë si në vijim:

14:59
Covid-19/ Task-forca në terren për të marrë monstra, Greqia ve në dispozicion 10.8 milionë euro

Greqia do të vërë në dispozicion 10.8 milionë euro për të krijuar brenda 3 ditësh, një task forcë prej 500 ekipesh, të cilët do të dalin në rrugë por edhe në banesat e personave të vetë karantinuar që janë kthyer në vend nga Italia, Anglia, Franca, Gjermania dhe Spanja, për të marrë mostra.

14:51
Izraeli, shembulli i një karantine të përsosur

Përgjigja ndaj atyre që tregohen refuzues me masat e ndërmarra, përfshirë karantinën e detyruar për dhjetëra e mijëra vetë, është vetëm një: shpëtimi i mijra jetëve, po aq dhe i shumë parave në ekonominë e së ardhmes

14:50
Zbrazen qytetet/ Gjoba dhe shoqërime në polici për shkelësit

Pas orës dhjetë të mëngjesit, Elbasani ka qenë i zbrazur.

14:48
​Kurti bën thirrje për solidaritet në mes shteteve në ballafaqimin me koronavirusin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ku u diskutua mbi situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19.

14:46
​Norvegjia e gatshme të ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me të cilin ka biseduar për situatën e krijuar si rezultat i përhapjes së pandemisë COVID- 19 në vendin tonë.

14:44
Ndalimi i lëvizjes së lirë/ Tirana ‘pa jetë’, kryeqyteti i zbrazët si asnjëherë më parë (pamjet me dron)

Bërja e lëvizjes së lirë me dy fasha orare, e ka kthyer Tiranën në një qytet ‘pa zë’.

14:43
“Në Iran çdo 10 minuta humb jetën një person nga koronavirusi”

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, tha se “Në Iran në çdo 10 minuta humb jetën një person për shkak të koronavirusit. Ndërsa në një orë preken rreth 50 njerëz nga koronavirusi

14:39
Propozimet e Voltana Ademit/ Basha-Ramës: Shqyrtoji pa humbur kohë

Kreu i Partisë Demkratike, Lulzim Basha, ka vlerësuar propozimet e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, për të përjashtuar me 3 muaj nga detyrimet vendore taksapaguesit, në këto ditë të vështira të koronavirusit, duke u shprehur se sitauta emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete.

14:38
Kosovë: Krizë politike në kohë pandemie

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se do të mbledhë nënshkrimet për të çuar në parlament mocionin e mosbesimit për qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

14:34
E ardhmja e Bale, Real merr vendimin e papritur

Real Madrid është duke menduar për të ardhmen e Gareth Bale.

14:24
Nuk respektuan oraret e ndalimqarkullimit/ Nga mëngjesi deri tani, 165 të gjobitur

Mosrespektimi i masave kufizuese, sa i takon orareve të ndalimqarkullimit ka sjellë ndëshkimin e 165 shtetasve.

14:22
Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Danimarkë dhe në Belgjikë

Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.

14:20
Belgjika: Jo ndëshkime kush thyen 90 ditshin në Shengen

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Belgjikë, autoritetet belge njoftojnë, se edhe pse ky vend është nga të paktët e BE-së që nuk i kanë mbyllur kufijtë, e njeh situatën e krijuar dhe nuk do të penalizojë shtetasit që kalojnë kohën e qëndrimit në zonën Schengen,

14:18
​Bullgaria mbyll kufijtë, 277 raste të koronavirus konfirmuar deri më tani

Sofja zyrtare ka vendosur të ndalojë hyrjen në vend të qytetarëve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë.

14:15
Në mes të krizës nga COVID-19, dhjetëra mjekë bullgarë japin dorëheqjen

Në një kohë kur sistemi mjekësor gjendet përballë një sfide të madhe, dhjetëra mjekë dhe infermierë kanë dhënë dorëheqjen në dy spitale në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, fill pasi iu tha se do të duhet të trajtojnë pacientët me COVID-19.

14:13
Covid-19, rritet numri i viktimave në Skoci

Tre pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në Skoci, pas testimit pozitiv me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në gjashtë.

14:12
Covid-19/ Voltana Ademi del me dy propozime

Bashkia Shkodër nën drejtimin e Voltana Ademit duke u nisur nga situata në të cilën ndodhet vendi ka bërë dy propozime.

14:09
Deputeti në rrugë me policinë kontrolle zbatimit të karantinës

Këto janë fotot që tregojnë deputetin e PS Jurgis Çyrbja bashkë me efektivët e policisë në rrugët e Shijakut për të zbatuar urdhrin e moslëvizjes së qytetarëve jashtë fashove orareve të përcaktuara.

14:01
Ekspertët kinezë: Rrobat lajini me këtë temperaturë, më pak nuk e vret virusin!

Koronavirusi nisi vërtet në Kinë, por ka zhytyr në koas mbarë botën, dhe Europa është tani epiqendra e epidemisë.

13:58
Stoltenberg: ​Koronavirusi nuk kërcënon operacionet e NATO-s në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pandemia COVID 19 ka modifikuar disi, por në asnjë mënyrë nuk e minon aftësinë e Aleancës për të kryer veprime.

13:46
“S’do lëmë asnjë derë pa trokitur”/ Rama: Operacioni humanitar do vazhdojë deri në mbarimin e luftës

Përmes një videoje në Facebook, nga qarqe të ndryshme, ku të dërguarit e kryeministrit nga Drejtoria e Shërbimit Social viizitojnë familjet në nevojë, në këto ditë të vështira, Edi Rama shkruan se ky operacion humanitar do zgjasë deri në fund të luftës.

13:43
Kosovë, ​Ferizaj pa koronavirus, shtabi emergjent merr vendime të reja

Komuna e Ferizajt ka marrë të gjitha masat mbrojtëse për ballafaqimin me koronavirusin dhe deri më tash nuk është konfirmuar asnjë rast me të prekur nga kjo sëmundje.

13:38
Gjigantët italian përplasen për datën e rifillimit të stërvitjes

Klubet e Serisë A do të bëjnë një mbledhje virtuale jozyrtare nesër, për të vendosur mbi datat e rikthimit në stërvitje, ndërsa që tani ka nisur një debat i ashpër mes presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe Administratorit të Interit, Guseppe Marotta.

13:33
Pandemia/ Statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro ndriçohet me flamujt e vendeve të prekurve, mes tyre dhe Shqipëria

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në facebook foton e monumentit emblematik të qytetit të Rio de Zhaneiro dhe Brazilit të ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia

13:33
Veliu: Kuvendit i drejtohemi në momentin që t’i kemi nënshkrimet

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim të thirrjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

13:30
Forumi Ekonomik Mbar-shqiptar me kërkesa për dy qeveritë shqiptare dhe atë të Maqedonisë

Forumi Ekonomik Mbar-shqiptar nëpërmjet një letër publike dërguar kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë propozuar disa masa mbi situatën e krijuar pas paraqitjes së rasteve me koronavirus.

13:23
​Në Spanjë mbi 200 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës njoftoi sot se në 24 orët e fundit, 209 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri, duke ngritur bilancin e përgjithshëm në 767.

13:14
Veliaj: Nga muaji Mars do të pezullohen kama-tvonesat për abonentët e UKT

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që në këto ditë të vështira përballen me epideminë COVID 19.

13:10
​Kryhet rasti i parë në Kosovë në Stroke Center, pacientit i shpëtohet jeta dhe invaliditeti

Për herë të parë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Radiologjisë, është realizuar heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike – trombektomia mekanike e M2 segmentit të arteries cerebri media majtas- me metodë radiologjike neurointervente minimale invazive.

13:07
“Evitoni çdo lëvizje”/ Ministria e Jashtme: Këto janë numrat e emergjencës brenda dhe jashtë vendit!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë çdo lëvizje.

12:54
UEFA, mesazh për tifozët: Do rimbursohen të gjitha biletat

UEFA ka zhvilluar një video-konferencë me të gjitha Federatat Evropiane të futbollit, ku ka vendosur që Euro 2020 të shtyhet për vitin e ardhshëm.

12:53
PD: Virusi i betonimit vazhdon të kafshojë shqiptarët, Rama po vjedh edhe në kohë pandemie

Përmes një deklarate nga selia e PD-së, Enkeled Alibeaj u shpreh se kompanitë e preferuara të Edi Ramës marrin tendera edhe në javën e ferrit të koronavirus-it.

12:50
Telashe për Leaon, duhet t’i paguajë 16.5 milionë euro Sportingut të Lisbonës

Sulmuesi portugez Rafael Leao është në telashe të vërteta, pasi TAS-i i Lozanës ka vendosur se duhet t’i paguajë Sportingut të Lisbonës një shifër prej 16.5 milionë eurosh, për prishjen e njëanshme të kontratës, në verën e 2018-ës.

12:49
Në Klinikën Infektive në Prishtinë po trajtohen 13 pacientë me koronavirus

Nga 20 personat e prekur me koronavirus në Kosovë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare aktualisht janë të shtrirë trembëdhjetë persona.

12:49
Australia dhe Zelanda e Re ua ndalojnë hyrjen të huajve

Australia dhe Zelanda e Re do t’iu ndalojnë hyrjen të gjithë shtetasve të huaj, nisur nga e premtja, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit.

12:47
Haradinaj takon Mustafën: AAK mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

12:40
Operacioni në Greqi/ Shkatërrohet një nga organizatat më të rrezikshme terroriste, 26 të arrestuar

Policia dhe shërbimet sekrete greke, shkatërruan një organizatë terroriste që operonte në vend.

12:36
Shkelën urdhrin e ndalimqarkullimit! Fier/ Dënohen me gjobë këmbësorët, 6 persona në komisariat

Në vijim të masave të reja shtrënguese për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19 në vendin tonë, nga ora 10 e mëngjesit të sotëm dhe deri tani, nga policia e Fierit mësohet se janë shoqeruar rreth 6 persona në mjediset e komisariatit, ndërsa janë dënuar me masë 10 mijë lekë, rreth 10 qytetarë, kryesisht këmbësorë.

12:34
Si të mbajmë të moshuarit brenda? Psikologët: Përfshijini në aktivitetet e familjes

Këto stola nuk janë mësuar kurrë të rrinë vetëm. Madje as në mot të ftohtë. Një grup luan me letra, të tjerë domino. Është e vetmja mënyrë me të cilën ata vrasin vetminë.

12:30
Ndodh në qendër të Tiranës/ Polici i shkon për kontroll, qytetari kërcen me muzikë latine

Një ngjarje për të qeshur është ajo çfarë ka ndodhur në në një nga kontrollet e policisë në kryeqytet.

12:26
Shkencëtarët australianë zbulojnë se si sistemi imunitar lufton koronavirusin

Katër lloje të qelizave të sistemit imunitar që i përgjigjen Covid-19 janë zbuluar nga shkencëtarët australianë.Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë zbuluar se si sistemi imunitar i njeriut lufton koronavirusin.