Italia ja kalon edhe Kinës për numrin e vdekjeve nga Koronavirusi, 427 viktima vetëm në 24 orët e fundit

19/03/2020 18:23

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 3405, që do të thotë janë 427 viktima në 24 orët e fundit.

Kjo e bën Italinë shtetin me më shumë viktima për shkak të Koronavirusit, pasi Kina ka 3245 viktima deri më tani.

Rastet janë shtuar me 4480 duke e çuar në rreth 33190 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 415 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4440.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 9818.

2498 janë në gjendje kritike në Itali.

Top Channel