SHBA-ja pezullon dërgimin e ushtarëve të rinj në Afganistan si masë kundër koronavirusit

19/03/2020 15:16

Shtetet e Bashkuara po pezullojnë përkohësisht lëvizjen e ushtarëve të rinj në Afganistan, si një mënyrë për t’i mbrojtur ata nga koronavirusi i ri.

“Për të ruajtur shëndetin e pjesëtarëve të forcave tona, po bëjmë aranzhimet e nevojshme për të ndaluar përkohësisht lëvizjen e personelit”, tha ai.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër, duke vlerësuar dhe rregulluar vazhdimisht operacionet tona në mënyrë që të mund të vazhdojmë të mbrojmë interesat kombëtare dhe ato të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s këtu në Afganistan”, shtoi ai.

Rreth 1.500 trupa dhe civilë që kanë mbërritur kohët e fundit në Afganistan janë në karantinë, tha gjenerali amerikan, duke theksuar se kjo ishte një masë thjesht parandaluese dhe “jo sepse ata janë të sëmurë”.

Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara filluan të zvogëlojnë praninë e trupave në Afganistan, si pjesë e një marrëveshje paqeje të nënshkruar muajin e kaluar me talibanët.

Marrëveshja parasheh një ulje fillestare të numrit nga rreth 13,000 në 8,600 trupa.

Top Channel