Një person i cili ishte kthyer nga Kosova më datë 17 mars ka thyer urdhrin për vetëkarrantinim dhe është gjobitur me 700 mijë lekë në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 13 lokale të cilët kishin hapur aktivitetin e tyre në kundërshtim me urdhrin.

Sipas policisë gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar 78 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, si dhe janë  bllokuar 78 mjete, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë 4 persona të tjerë janë vënë në pranga për shkak se janë kapur të dehur në timon.

Top Channel