Maran i qetë për mungesat dhe Muçin: Të tjerët do të kenë mundësinë të tregojnë veten ndaj Bjellorusisë
Në prag të sfidës së fundit të Shqipërisë në këtë fazë të Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë, në konferencën për shtyp nga Budapesti ka dalë mesfushori Kristjan Asllani.
Kuqezinjtë synojnë të mbyllin me sukses këtë edicion dhe të sigurojnë vendin e parë në grup, ndërsa përballë do të kenë një kundërshtar që kërkon të vështirësojë misionin e skuadrës së drejtuar nga Rolando Maran. Asllani ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, gjendjen e skuadrës dhe objektivat e Shqipërisë në këtë përballje që do të luhet në kryeqytetin hungarez.
Gjendja fizike: Gjendja është shumë e mirë. Sot kemi zhvilluar seancën e fundit stërvitore në mëngjes, ndërsa tani na mbetet të bëjmë edhe analizën e kundërshtarit. Jemi gati dhe nuk duhet të mendojmë shumë. Do të synojmë vetëm tri pikët. Mund të them se do të hyjmë në fushë me shumë karakter dhe forcë fizike. Në ndeshjen në Tiranë hasëm vështirësi, por ne i dimë detyrat tona dhe e duam këtë fitore.
Fitorja ndaj Finlandës: Kur vesh këtë fanellë, duhet të japësh më shumë se 100%. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë ndaj Finlandës, përpara tifozëve tanë, por tani jemi të fokusuar plotësisht te përballja me Bjellorusinë.
Mungesat: Mungesat nuk janë problem. Ramadanit i erdhi kartoni dhe na vjen keq për këtë, por të gjithë të tjerët jemi gati. Kombëtarja nuk luhet për individët, por për të gjithë shqiptarët.
A do të shënosh? Unë nuk jam sulmues, edhe pse kam shumë dëshirë të shënoj. Megjithatë, më e rëndësishmja është të marrim tri pikët dhe të largohemi me fitore.
Top Channel