Mjekimi kuban rezulton i suksesshëm në trajtimin e COVID-19

19/03/2020 16:12

Prej 40 vitesh Kuba ka prodhuar një molekulë të quajtur Interferon Alpha 2B , e cila është përdorur me sukses për të trajtuar dhe koronavirusin e ri në Kinë dhe disa vende të tjera.

Në një intervistë për mediat venezuelane doktori kuban Luis Herrera, krijues i Interferon Alfa 2-B tha:”Bota ka një mundësi për të kuptuar se shëndeti nuk është një aset komercial por një e drejtë bazë”.

Interferon është njohur 40 vitesh, fillimisht i prodhuar nga burimet vendosre e më pas në formë kombëtare në SHBA e Finlandë.
“Në fillim të viteve 80-të një profesor i rëndësishëm nga Houston erdhi në Kubë dhe këshilloi presidentin tonë Fidel Castro se Interferon është një molekulë interesante për një qëllim të caktuar. Grupi më pas shkoi në Finlandë për të nisur trajnimn e prodhimit,” thotë Herrera.
“Një vit më vonë ne në Kubë kishim klonuar gene të ndryshme të Interferon dhe nisëm prodhimin në vitet 1981 e 1982, duke e përdorur kundër etheve afrikane”.

Një nga mënyrat që virusi aktual mund të shumohet brenda qeizave është ajo e reduktimit të niveleve të Interferon-it natyral të qelizave njerëzore prandaj kjo molekulë që ka një tjetër ritëm metabolizimi, kufizon riprodhimin e virusit.
Gja të epidemisë së koronavirusit tjetër MERS-CoV mjekët e kuptuan që Interferon-i njerëzor reduktohej gjatë shumimit të virusit, thekson Herrera.
Në Kinë disa javë pas nisjes së epidemisë doktorët nisën të përdornin Interferon për të evituar komplikacionet e njerëzve të infektuar me virusin. Herrera thotë se molekula ka disa efekte anësore po jo kritike.
“Përdorimi kryesor i Interferon është reduktimi i komplikimeve. Ndoshta të rinjtë ose njerëzit me sistem të mir ëimunitar nuk kanë nevjë për të por për më vjetrit sjell shanse më të mëdha mbijetese”.
Ai shton se Kuba duhet të marrë pjesë në lëvizjen e solidaritetit me vendet e tjera, veçcanërisht me ato të Amerikës Latine e vendet Afrikane.
“Ne kemi më shumë doktorë që punojnë jashtë shtetit nga të gjitha vendet e tjera, të cilët kontribuojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe kushteve të jetesës”.

Top Channel