Policia dhe shërbimet sekrete greke, shkatërruan një organizatë terroriste që operonte në vend.

Burime policore thanë se bëhet fjalë për një ndër organizatat më të rrezikshme kurde që operojnë në Turqi, por edhe vendet e Bashkimit Europian, DHKP-C.

Deri tani janë arrestuar 26 persona,të gjithë kurde. Janë gjetur armë zjarri,madje edhe predha anti tank.

Arrestimi u krye mbas kërkesës së autoriteteve turke, dhe morën pjesë në të, shërbimet sekrete greke dhe forcat speciale të anti terrorit,mbas informacioneve të dhëna prej palës turke.

Operacioni nisi që në orët e para të mëngjesit të së enjtes,dhe po zhvillohet në lagjet e Athinës, Eksarqia dhe Sepolia.

Policia deklaroi se në orët në vazhdim, do të jepen detaje lidhur me ngjarjen.

Top Channel