Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë se gjendja e të prekurve nga koronavirusi është stabile.

“Nga 13 persona që janë të shtruar, gjendja e tyre është stabile, me përjashtim të njërit prej pacientëve – më të moshuarit – që po asistohet me oksigjen terapi kohë pas kohe, por nuk është në gjendje të rëndë. Pacientët tjerë janë duke marrë një trajtim mjekësor mbështetës dhe janë në gjendje stabile”, ka thënë Vitia.

Ministri Vitia tha se në stoqe Kosova ka 1 mijë teste dhe janë porositur me urgjencë edhe 7 mijë të tjera të cilat pritet të arrijnë në fillim të javës që vjen.

Ai konfirmoi se numri i të infektuarve në Kosovë mbetet 20, dhe se disa teste që janë kryer gjatë orëve të mbëmjes së datës 18 mars kanë rezultuar negative.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për luftimin e sëmundjes, përfshirë shpalljen e gjendjes emergjente për shëndetin publik.

Top Channel