Lecce-Fiorentina mbyllet 1-1, Tiago Gabriel i përgjigjet golit të Harrison, skuadrat ndajnë pikët në “Via del Mare”
Koronavirusi tashmë ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës, kështu duke shënuar numër të madh viktimash.Deri më tani shumica e kampionateve evorpiane, janë pezulluar dhe kanë ndaluar aktivitetet e tyre deri në një datë të caktuar.
Gjatë ditës së sotme edhe kampionati turk është pezullua pasi që autoritetet turke kanë vendosur të pezullojnë ligat e tyre në futboll, basketboll e volejboll, si shkak i përhapjes së koronavirusit.Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Sportit e Turqisë, pas takimit të mbajtur gjatë ditës së sotme me federatat përkatëse.
“Kemi vendosur të pezullojmë ligat pas takimit me Federatën e futbollit, volejbollit e basketbollit dhe krerët e klubeve. Shëndeti i sportistëve tanë është shumë i rëndësishëm. Ne duhet të marrim masat e nevojshme”, ka thënë ministri Mehmet Kasapoglu.
Top Channel