Policia britanike njoftoi se ka arrestuar një burrë dhe një grua në qytetin Dover. Dyshohet se këta dy persona ishin duke përgatitur sulme terroriste.
Një vullkan ka shpërthyer në Zelandën e Re, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, tha policia.
Ministrja e transportit në Finlandë Sanna Marin u zgjodh nga partia e saj Socialdemokrate të Dielën për t’u bërë Kryeministrja më e re e vendit ndonjëherë dhe jo vetëm.
Ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me magnitudë 6.4.
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 03:37 minuta të mëngjesit të sotëm në Italinë Veriore. Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter.
Gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të intesifikohen gjatë pasdites dhe do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Milan arrin të bëjë dy fitore radhazi me Piolin në stol dhe ç’është më e rëndësishmja arrin të shënojë për herë të parë në këtë sezon 3 gola. “Djalli” triumfoi në transfertën e vështirë të Bolognas me rezultatin 2-3, duke kthyer shpresën dhe entuziazmin pas një ecurie aspak pozitive me dy humbje dhe një barazim.
Paderborni i Klaus Gjasulës mundi minimalisht Verderin e Milot Rashicës, me një gol të shënuar pikërisht në sekondat e fundit të takimit, duke lënë përkohësisht fundin e klasifikimit në kampionatin gjerman. Në Weserstadion, përpara 40.000 spektatorëve golin e vetëm të ndeshjes e realizoi pikërisht sulmuesi Sven Michel, që shënoi në portën e zbrazur.
Nesër do të nisë mësimi në Durrës, Tiranë si dhe në disa vende të tjera të cilat ishin shtyrë për një afat disi më të largët duke qenë se tërmeti kishte bërë më shumë dëme.
Strehimi banorëve të prekur nga tërmeti në hotelet e plazhit në Durrës po i afrohet javës së dytë. Ato thonë se kushtet nuk janë të këqija por gjithsesi të qëndruarit larg shtëpive ka problemet e veta. Sigurimi i barnave është i vështirë për ata që duhen mjekuar çdo ditë.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer të burgosur. Ky njoftim vjen në kohën kur tensionet ndërmjet dy shteteve janë të mëdha. Xiyue Wang, student i arrestuar nga Irani, është përfshirë në këtë shkëmbim. Në anën tjetër, SHBA-ja ka liruar shkencëtarin iranian, Massoud Soleimani.
Të armatosur dhe me hanxharë, tre shqiptarë janë arrestuar teksa kanë sulmuar një shtëpi në veri të Londrës që ishte shndërruar në një depo të sofistikuar të drogave nga kriminelët rumunë.
Tërmeti në Amatriçe në Itali ndodhi në 24 gushtin e tre viteve më parë. U regjistrua në orën 3.35 minuta të mëngjesit, e fiksuar edhe në orën e Kishës Sant’Agostino të qytetit, e ndërtuar në vitin 1428.
“Kejvina pse i mashtron njerëzit? Ke një vit që thua do iki të bëj karrierë në Itali, dhe ndërkohë ke një vit që je në Shqipëri,” ka qenë pyetja e parë që Ervin Kurti i ka bërë ish-velinës, e cila ishte e ftuar sot në “E diell”.
Anila Hoxha: Gjendem nën rrënojat e shtëpisë së Hysni Sulës. kati i parë i shtëpisë është shembur i gjithi, të 15-të anëtarët e familjes së Hysni Sulës kanë shpëtuar falë një mrekullie dhe jo vetëm. Edhe për shkak se në këtë shtëpi menjëherë pas tërmetit ka ndërhyrë kushëriri i tyre i cili ka shpëtuar disa nga fëmijët.
Kejvina Kthella e ftuar sot në “E diell” është vendosur përballë Edi Manushit për t’iu përgjigjur pyetjes së tij.
Ekipi i Teutës u rikthye në stadiumit Niko Dovana që për ditë me radhë strehoi të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
A jemi vërtet makineri e programuar që funksionon përmes qarqeve që ne nuk mund ta ndryshojmë dhe të kemi një jetë të paracaktuar nga truri me të cilin kemi lindur, apo jemi të aftë të rimarrim dhe riprogramojmë mendjen dhe të kontrollojmë jetën tonë?
Uill Smith ndjehet ende i ndjeshëm ndaj të pastrehëve, vite pasi luajti rolin e një njeriu të errënuar në një prej roleve më të vlerësuara të tij, tha ylli i hollivudit para aktivistëve që sfiduan të ftohtin e një nate dimri në Nju Jork, për të fjetur jashtë.
Muzeu apokaliptik pranë Lionit, në Francë, vazhdon të tërheqë vizitorë por në të njëjtën kohë edhe të acarojë autoritetet 20 vite pas hapjes së tij. Skulptori Thierry Ehrmann, që është edhe krijuesi i këtij muzeu, thotë se Demeuere dy chaos, shtëpia e kaosit, vizitohet nga 180 mijë persona çdo vit, që vijnë nga çdo cep i botës
Ndodh që një vepër arti të jetë me të vërtetë e parezistueshme. Ky duket se është edhe rasti që vjen nga Art Basel Show, në Miami Beach, kur një artist shokoi turmën, pasi hëngri një vepër arti me vlerë 120 mijë dollarë, që nuk ishte gjë tjetër përveçse një banane e ngjitur në një mur.
Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle kanë blerë zyrtarisht dje shtëpinë më të re në Martha’s Vineyard në Massachusetts.
Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht te fshati Deberllukë.
Diçka e çuditshme po fluturon drejt nesh. Diçka e vogël dhe e ftohtë dhe jashtëzakonisht e shpejtë. Askush nuk e di se nga vjen apo ku shkon.
Pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët ‘Komitët’ kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në afërsi të Parkut të Qytetit të Shkupit.
Gratë që udhëheqin një mënyrë jetese të shëndetshme mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit agresiv të gjirit, edhe nëse kanë këtë sëmundje në familje.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” fjalën e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ku flet për tërmetin në Shqipëri.
Me një iniciativë të fundit të saj diplomacia greke organizon të hënën në mëngjes një takim informal pune mes ministrave të Jashtëm të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadrin e punimeve të Këshillit të Çështjeve të Jashtme të BE.
29 vite më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist. Sot pas gati 3 dekadash Lëvizja Studentore Shqiptare e përkujtoi këtë ditë pranë Qendres së Solidaritetit, ku Fundjavës Ndryshe i dha titullin “ Pishtari I Humanizmit”
Kur kanë kaluar 13 ditë nga tërmeti me pasojë humbjen e 51 jetëve, kryesisht në Durrës e Thumanë, të gjithë pak e pak po e largojmë panikun që përjetuam. Por sytë ende i kemi nga Durrësi, a do vijojë normalitetin qyteti bregdetar?
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është angazhuar për një kthim të dinjitetshëm të banorëve të Shqipërisë, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas tij, nuk ka më persona që do të vijnë për strehim në Kosovës përkundrazi ka filluar kthimi i tyre. Vetëm gjatë të dielës, kanë kthyer 80 banorë të Shqipërisë.
Napoli është në krizë rezultatesh dhe prej kohësh ka pasur polemika pasi lojtarët refuzuan që të stërvitesh madje goditën edhe djalin e De Laurentis.
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të gjithë atyre të prekurve nga tërmeti.
Joaquin ka hyrë në histori duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon tre golësh, në ndeshjen që Betis luajti kundër Athletic Bilbaos.
Ekspertët izraelitë kanë inspektuar sot ndërtesën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve nëse ka pasur ndonjë dëm nga tërmeti që ra më 26 nëntor duke lënë 51 viktima.
Teuta është rikthyer tek fitorja në pas 5 ndeshjesh, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”, stadium që ishte kthyer në kamp pas tërmetit që prekur qytetin më 26 nëntor.
Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur Edi Ramës në emër të Partisë Demokratike duke thënë që ajo që kanë nevojë shqiptarët është një qeveri e përgjegjshme dhe jo pasurimi i albumit fotografik propagandistik të Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tryezë.
Emanuele Ndoj fiton derbin e shqiptarëve me Etrit Berishën në takimin SPAL – Brescia, që u mbyll me fitoren 0-1 të “Dallëndysheve”. Golin që përcaktoi fituesin në këtë takim e realizoi Mario Balotelli në minutën e 54-t.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka quajtur të çuditshme deklaratat e dy partive të cilat po pretendojnë të formojnë qeverinë.
Jamie Vardy ishte më i miri në fitoren e 12-të në këtë edicion të Leicester City, i cili vazhdon të ndjekë në hap liderin Liverpool, i cili nuk di për humbje.
Veliaj: “Këtë fundjavë e konsiderojmë emergjencën të mbyllur në Tiranën urbane, brenda javës tjetër e mbyllim edhe në Tiranën rurale. Fokusi do jetë rindërtimi”
Një aksident i rëndë ndodhi para dy ditësh në Durrës ku viktimë mbeti një 36 vjeçar. Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar sot në polici.
Armando Cungu shijon frytet e punës së tij te Laçi, që sot mori fitoren e 5-të në 7 ndeshje, rezultate këto që e kanë afruar shumë pranë kreut, ndaj bardhezinjtë kanë filluar të mendojnë seriozisht për diçka më shumë se Kupat e Europës.
Juventus pësoi humbjen e parë sezonale mbrëmjen e djeshme ndaj Lazios, me rezultatin 3-1 me përmbysje, gjë që i ka lënë një shije të hidhur teknikut të bardhezinjve Maurizio Sarri.
Flamurtari rezistoi vetëm 48 minuta në Laç, sepse më pas nxori tre herë topin nga rrjeta e portës së mbrojtur nga Shpëtim Moçka, duke marrë humbjen e radhës, që komplikon situatën në fund të renditjes.
Ditët kalojnë dhe kurioziteti mbi të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic sa vjen e shtohet, teksa duket se tashmë suedezi do të rikthehet në kampionatin italian, aty ku po negocion me Napolin, Milanin dhe Bolognën.
Kruja është një nga qytetet e dëmtuara nga tërmeti i fundit që tronditi Shqipërinë! Dëmtimet u ndjenë edhe në Kalanë e Krujës ku një pjesë e shkëmbit ka pësuar çarje! Kjo gjë nuk ka ndodhur me Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik, ku prej ditës së sotme, janë hapur për vizitorët!
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.
Pak para shembjes banorët e këtij pallati 5 katësh në Durrës banorët me lot në sy thonë shkaku i dëmeve duhet gjetur tek shembja e mureve për të zgjeruar dyqanet më parë.
Tre tërmete brenda vetëm 30 minutash u regjistruan mbrëmjen e të shtunës në afërsi të Aquilas në Itali.
Një shtetas grek ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave” është ekstraduar nga Danimarka drejt vendit tonë.
E duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Ishte kjo thirrja që jehonte 29 vite më parë në cdo shesh e qytet të shqipërisë, me zanafillën në qytetin studenti.
Është gjetur në Shqipëri një adoleshente greke, e cila humbi pak ditë më parë.
Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Një 30-vjeçar dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar në Topojë, Fier mëngjesin e sotëm.
Teksa vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ireu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kujton ndryshe këtë 8 Dhjetor.
Kryeministri Edi Rama pas konferencës doli në një deklaratë për shtyp së bashku me presidentin Erdogan ku i pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu dha më shumë detaje për takimin.
Nga konferenca e investimeve organizuar nga qeveria turke me pjesëmarrjen e vendeve të konferencës islamike, presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan më shumë se gjysmën e fjalës së tij ia dedikoi apelit për të ndihmuar Shqipërinë. Në një prononcim ekskluzivisht për Top Channel presidenti Erdogan tregoi se kur do të mbarojnë së ndërtuari 500 shtëpitë e premtuar nga ai për të pastrehët e tërmetit të 26 nëntorit.
Është shembur pak më parë një godinë 4 katëshe në Shkozet me shpërthim të kontrolluar.
Dëshira për t’iu rikthyer ritmit normal të jetës po e mposht dalëngadalë frikën nga tërmeti dhe banorët po i kthehen ritualeve të zakonshme.
Policia në Tiranë ka arrestuar një 43-vjeçar i cili merrej me tregtimin e drogërave të forta.
Kryeministri Edi Rama nga konferenca e vendeve islamike për bashkëpunime ku dhe falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit, tha se i gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.
Kryeministri Edi Rama ashtu siç u raportua edhe nga i dërguari në Stamboll i Top Channel, Muhamed Veliu mori pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunime ku dhe falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.
Familja Tonuzi në Shetaj është një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4.
Dy gola nga sulmuesi Besart Berisha ndihmuan Western United të rrëmbente fitoren 3-1 ndaj Melbourne Victory në derbin e tyre në A-League.
Në Stamboll kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.
Gjatë natës ka patur dy tërmete të tjerë, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.8 dhe 3 të shkallës rihter. Epiqendra ka qenë në fshatin Shetaj të Durrësit.
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në RTV Dukagjini ka folur për disa çështjet aktuale të krijuara pas zgjedhjeve parlamentare.
Me kalimin e fazës emergjente të tërmetit në këto dy javë, Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bën thirrje të gjithë bizneseve që të hapin vende pune.
Anthony Joshua merr revanshin ndaj Andy Ruiz Jr dhe rifiton titujt botëror në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.
Ndonjëherë edhe idetë më të shkëlqyera bëhen dështime totale.
Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 shkaktoi dëme të shumta në banesa në vend sidomos në qytetin e Durrësit, por jo vetëm.
Tirana i është kthyer normalitetit duke harruar lëkundjet sizmike që shoqëruan gjithë javën.
Koincidencat në botën tonë ndonjëherë janë aq ideale sa është e pamundur të mos flasim për to.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve kanë njoftuar për rifillimin e negociatave, për herë të parë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump papritur ndërpreu bisedimet tre muaj më parë. Këto bisedime kanë për qëllim dhënien fund të luftës pothuajse 19-vjeçare në Afganistan.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje për më shumë siguri dhe më pak migrim të paligjshëm, gjatë vizitës së saj në Etiopi, shtet ky që është pjesë e Unionit Afrikan.
Në fshatin Suk 1 në banesën e Enver Hatija ka rënë zjarr.
Të paktën 43 persona kanë vdekur, pas shpërthimi të një zjarri në një fabrikë të çantave në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.
Tre shtetas që posedonin armët zjarri dhe lëndë narkotike janë arrestuar nga policia në Shkodër, ndërkohë që një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Pesë persona janë arrestuar në flagrancë nga policia, nga të cilët 1 doganier, 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë.
Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Stamboll.
Pas pasojave shkatërruese që la pas tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 ka vijon puna për shembjen e ndërtesave të cilat janë cilësuar si të rrezikshme pas akt ekspertimeve.
Një 28 vjeçar nga fshati Kullaj i Shkodrës , i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës.
58-vjeçarja Saskia Esken dhe 67-vjeçari, Norbert Walter-Borjans, u zgjodhën zyrtarisht edhe nga kongresi i partisë në krye të SPD-së.
Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalın ka bërë thirrje që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e Sebrenicës dhe i cili mbron kriminelët serbë të luftës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, edhe sot e ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.
“Sot me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, emër për emër, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit”, kështu shkruan presidenti Ilir Meta në shenjë falenderimi për të gjithë ata që kanë ndihmuar gjatë situatës së tërmetit.
Kryeministri Edi Rama përmes fjalëve të shenjta, mëngjesin e sotëm përcolli një mesazh solidariteti për përballimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, i ka cilësuar si të papranueshme deklaratat nxitëse, lidhur me ngjarjet e ndodhura në vitin 1999.
Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.
Janë më të mirët në matematike, lëndët shkencore në përgjithësi e madje dhe letërsi e në “zbërthimin e testeve”. Nuk ka asnjë dyshim, thonë mediat italiane se adoleshentët kineze janë nxënësit më të mirë në botë!
Pas një momenti qetësie 2 ditor një paslëkunjde tjetër është shënuar në Durrës.
Pas pak do të mbahet Konferenca e Donatorëve në Turqi.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
I mbijetuari i holokaustit, Josef Lewcowicz rrëfeu për The Sun sesi ishte vetëm 14 vjeç kur ju caktua puna e tij e parë, heqja me lopatë e skeleteve të njerëzve në kampin e tmerrshëm të përqendrimit në Płaszów.
Durrësi po ndez dritat e festës ndërsa në lagjet e dëmtuara vijon verifikimi i dëmeve.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara bën një shkëmbim të burgosurish sot. Irani liroi një student amerikan të diplomuar në Universitetin Princon në shkëmbim të një shkencëtari iranian, duke shënuar kështu një përparim të mundshëm mes Teheranit dhe Uashingtonit pas muajt të tërë tensionesh.