Rama: Plan financiar me 7 pika/ Fond për bizneset, pagat, falje e kamatëvonesave për faturat e dritave dhe ujit

20/03/2020 01:26

Kryeministri Edi Rama prezantoi një paketë masash financiare me shtatë pika për të përballuar atë që ai e quajti luftë në të cilën kemi vetëm njëri-tjetrin.

Të ardhurat në kohë lufte tha kryeministri bien si për shtetin dhe për individët. Megjithatë qeveria në këtë plan ka përfshirë edhe qyetetarët apo bizneset që kanë kamat vonesa të energjisë përfshi riskedulim të tatim fitimit për bizneset.

Shtatë pikat e paraqitura ku përfshihet edhe përgjysmim i rrogës së ministrave dhe deputetëve janë pjesë e planit A pasi qeveria ka një plan B dhe një tjetër C në varsi të situatës tha kryeministri.

Top Channel