Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
Koronavirusi ka gjetur terren edhe në Australi, duke mos kursyer edhe një 1 vjeçar, i cili deri më tani është personi më i ri i prekur nga COVID-19, në këtë kontinent, shkruajnë mediat e huaja.
Numri i përgjithshëm i të ifnektuarve në këtë kontinent ka shkuar në 710 persona dhe mosha e tyre është nga 1 vjeç deri në 79 vjeç. Besohet se mamaja e 1 vjeçarit të infektuar, ia ka transmetuar virusin vogëlushit, pasi më herët ajo është konfirmuar si mbartëse e Covid-19.
Sakaq, kryeministri i Australisë, Scott Morrison, është shprehur se duke filluar nga 20 marsi do të ndaloj hyrjen e të huajve në vendin e tij. Kjo masë është marrë në vazhdën e masave të një pas njëshme për të minimizuar përhapjen e virusit që ka alamruar botën.
Top Channel