Trump mbyll të gjitha plazhet në SHBA, marrin fund festat e “shfrenuara” e të rinjve

19/03/2020 22:25

Këto ditë kanë qarkulluar gjerësisht në rrjete sociale, foto e të rinjve në SHBA, të cilët festojnë “shfrenuar” nëpër plazhet e Floridas dhe Miamit, edhe pse virusi korona është duke marrë jetë njerëzish.

Mirëpo, duket koha e festës dhe e argëtimit ka marrë fund, pasi presidenti Donald Trump ka dhënë urdhër që plazhet në vend të mbyllen, deri në një urdhër të dytë. Gjithashtu shefi i Shtëpisë së Bardhë, i bëri thirrje të rinjve të ruhen nga kjo pandemi globale, pasi edhe ata janë të rrezikuar të preken nga COVID-19, dhe për këtë iu referua shembullit të Kinës dhe Italisë, ku në këto vende shumë të rinj janë shpallur të infektuar.

“Ata ende nuk e kuptojnë këtë alarm dhe ndihen si të pathyeshëm. Por ata ende nuk e kuptojnë se nëse infektohen, rrezikojnë së tepërmi jetën e prindërve dhe gjyshërve të tyre në shtëpi”, u shpreh Trump.

Ndërkaq, deri më tani në Shtetet e Bashkuara si pasojë e epidemisë globale kanë humbur jetën 152 persona, ndërsa rreth 9,414 të tjerë janë konfirmuar të infektuar, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel