Për Champions dhe Europa League, finalet në…qershor!

20/03/2020 11:06

Në pritje të zhvillimeve dhe shpresës për ndaljen sa më shpejt të emergjencës nga koronavirus, komisionet e UEFA-s po stilojnë edhe kalendarin e ri të kompeticioneve të futbollit kontinental. Së pari duhet riformatuar cka ka mbetur nga Liga e kampioneve dhe Europa Liga, finalet e të cilit do të spostohen në fundin e muajit qershor.

Qeveria e futbollit kontinental mendon disa hipoteza, që nga ajo më optimistja, deri në skenarin më të keq nga pikëpamja sportive. Synohet që gjthcka të përfundojë pa nisur ende mirë vera. Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve e parashikuar në stadium in Ataturk në Stamboll do të luhet me të gjitha gjasat në 27 Qershor. Nëse Turqia shfaq probleme, janë plot 9 qytete që janë vetëofruar për ndeshjen elitare.

Finalja e Europa Ligës do të luhet në 24 Qershor në Gdansk, në qytetin polak ku emergjenca e koronavirusit është jo e lartë si pjesa tjetër e Europës.
Risi do të kenë kampionatet kombëtare me zhvillimin e ndeshjeve në mesjavë, dhe zëvendësimin e tyre në fundjavë me garat europiane. UEFA kërkon kështu të mos lëshojë pe’ për Champions dhe Europa Ligën, pasi u detyrua të spostojë Europianin në vitin e ardhshëm.

Top Channel