19:30
Situata me CoVid-19/ Meta pret në takim ministrin Ahmetajn: Diskutuam për mundësinë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në mbrëmje me kërkesë të tij, ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.