Të shpallur në kërkim! Policia arreston dy të rinj në Vlorë dhe Sarandë

20/03/2020 15:21

Dy të rinj të dënuar me burg kanë rënë në pranga nga policia e Vlorës dhe Saradës.

Bëhet fjalë për shtetasin në kërkim I.P., 28 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar 28 vjeçarin me 2 muaj burgim, për veprën penale të vjedhjes.

Po kështu policia ka ndaluar edhe K.V., 24 vjeç, banues në Sarandë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar 24 vjeçarin me 1 muaj e gjysëm burgim, për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel