Në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së Covid 19 dhe mundësisë së shtyrjes së vendimit të fillimit të shkollës, duket se edhe studentët do të nisin mësimin online.

Por sa do të funksionojë një nismë e tillë?

Pedogogia e Universitetit të Elbasanit Teuta Toska shprehet për disa mundësi më tepër që u duhen krijuar studentëve në mënyrë që ky lloj mësimi të ketë efektivitet.

Në mënyrë që mësimi të jetë i njëjtë për të gjithë, për çdo kategori studenti apo nxënësi, në qytet e fshat, pedagogia e Elbasanit i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Kompanive celulare që të sigurojnë internet për të gjithë këto kategori në mënyrë të veçantë.

Për mësues e pedagogë ky është një terren i panjohur, i paeksploruar më parë, por të gjithë janë duke u përpjekur ta njohin këtë terren dhe ta bëjnë atë të aksesueshëm për të gjithë, nxënës e studentë, në mënyrë që ata të mos humbin shumë nga kjo situatë e pazakontë në të cilën po kalojmë.

Top Channel