Vdiq nëna me dy fëmijët, nga koronavirusi ndërron jetë dhe anëtari i katërt i familjes!

20/03/2020 13:49

Familja e Nju Xhersit, e dërrmuar tashmë nga tre vdekje prej koronavirusit, humbi nga sëmundja edhe një anëtar të katërt.

Vincent Fusco ndërroi jetë në të njëjtin spital ku vdiq të mërkurën nëna e tij, Grace Fusco 73 vjeç. Koronavirusi ndërkohë i ka marrë jetën dhe të motrës 55 vjecare, Rita Fusco-Jackson e vëllait, Carmine.

Të gjithë ata mendohet të jenë infektuar gjatë një dreke familjare në 10 mars. 19 persona që kanë qenë në kontakt me pjesëtarët e prekur të familjes që prej atëherë, janë vendosur në karantinë në shtëpitë e tyre dhe janë testuar për Covid 19. Një nga mbesat e Ritës, Gabby Cartagena, e tregoi përmes një mesazhi në Facebook të gjithë tronditjen dhe dhimbjen e përjetuar. “ Shkova të fle e kisha 10 teze dhe daja; u zgjova dhe çdo gjë kishte ndryshuar. Ju lutem mbajini fort të dashurit tuaj, dhe shijoni çdo sekondë që kaloni me ta”, ka shkruar ajo. Zyrtarët vendas besojnë se familjen e infektoi një burrë i ftuar në drekën e tyre, 69 vjecari John Brennan, i cili është dhe personi I parë që vdiq nga koronavirusi në Nju Xhersi.

Top Channel