Nga sot, Serbia mbyll kufijtë! Shtetasit e vendeve të tjera, s’do lejohen të hyjnë

20/03/2020 14:32

Në vëmendje të shtetasve shqiptarë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga data 20 mars 2020, autoritetet serbe kanë informuar mbylljen e kufijve të territorit të Serbisë, me qëllim evitimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Për pasojë, shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Serbi.

Gjithashtu, MEPJ informon se autoritetet sllovene nuk do të lejojnë hyrjen në Slloveni për 30 ditët e ardhshme, të shtetasve të vendeve të tjera, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Slloveni.

Top Channel