Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin 12/10 22:57
BEOGRAD- “Një 59-vjeçar serb vdiq nga koronavirusi të Premten, duke u bërë kështu vdekja e pare e shkaktuar nga pandemia në Serbi” tha kryeministri Ana Brnabic.
“Fatkeqësisht kemi humbur jetën e parë. Ne do të luftojmë për jetën e çdo personi,” tha Brnabic në një konferencë për shtyp, duke shtuar se burri erdhi nga provinca veriore e Serbisë, Vojvodina dhe më parë kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore.
Autoritetet shëndetësore të vendit kanë konfirmuar 135 raste të infeksionit me koronavirus deri më tani, dhe tetë persona janë të sëmurë rëndë dhe në spital.
Top Channel