E shtunë, 21 Mars 2020
13:09
Masat kundër CoVid-19/ Rama: Orari 05:00-13:00 do të vazhdojë përgjatë javës

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një deklarate “Live” në Facebook ka njoftuar se fasha e orarit të lëvizjes 05:00 deri në orën 13:00 do të vazhdojë përgjatë javës së ardhshme.

13:08
Edhe NBA drejt uljes së pagave, efekti në financa

Coronavirusi i përhapur në mbarë botën detyron institucione e klube sportive të ndërmarrin masa drastike në aspektin financiar.

13:03
Arrestohen tre persona pasi organizuan faljen e namazit në shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Gjilanit janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët “në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit” duke mos përfilluar kështu masat që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

13:01
Në spitalin e luftës/ Reportazhi me pamjet e rënda në spitalin e Bergamos

Po bëjnë një luftë këtu dhe po e humbin; kështu nis videoja që Sky News ka realizuar brenda spitalit të Bergamos ku mjekët luftojnë për të shpëtuar të sëmurët me koronavirus, por fatkeqësisht, jo gjithmonë me sukses.

12:56
Kinemaja në banesë/ Sugjerimet për filmat që mund të ndiqni nga shtëpia

Që pas vendimit të karantinimit të parat që u mbyllën ishin institucionet e artit dhe kulturës. Teatrot më të mëdha të botës mbyllen dyert, po ashtu tek dera e kësaj kinemaje në vendin tonë shohim një dryn.

12:49
Përmirësohet gjendja e nënës së Ronaldos, lirohet nga spitali

Nëna e Kristiano Ronaldo, u shtrua me urgjencë në spital në datën 3 mars, pas një goditje cerebrale në tru.

12:48
Fëmijët që mbetën pa mësim/ Në fshatra nuk ka rrjet dhe kompjutera

Mësimi online sigurisht nuk është efektiv sa mësimi i drejtpërdrejtë dhe interaktiv që bëhet në bangat e shkollës, por është e vetmja zgjidhje në këtë situatë të pazakontë që po kalon, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota.

12:36
CoVid-19/ Afron ora e mbylljes së bizneseve, ja si u mbush me njerëz sot Tirana

TIRANË- Në rrugët e kryeqytetit ka ende qytetarë të cilët nuk janë ndërgjegjësuar  për virusin COVID -19.

12:36
Katër shtete të fuqishme në SHBA lëshojnë urdhërin: Qëndroni në shtëpi

Nju Jorku dhe Illinois, të premten u janë bashkëngjitur Kalifornisë me kërkesën ndaj dhjetëra miliona njerëzve të qëndrojnë në shtëpi si masë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

12:17
Rritet numri i të infektuarve në Gjermani

Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në Gjermani brenda një dite është rritur për 2.705 persona.

12:11
CoVid-19/ Qytetarët grumbullohen në tregje, Basha: Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Ditën e sotme është vërejtur një shkelej e madhe nga qytetarët të cilët kanë dalë në rrugë apo në tregje duke u bërë kështu një rrezik për përhapjen e CoVid-19.

12:03
Italia si Koreja e Jugut: Testim masiv i popullsisë!

Një numër i madh pacientësh kanë mbushur spitalet në Spanjë dhe Itali ndërsa numri i vdekjeve në rang global e ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë personash.

11:58
SHBA e pakënaqur me vendimin e Kurtit: Kërkon të fitojë kohë!

Qeveria amerikane i ka konsideruar të pamjaftueshme masat e marra nga Qeveria e Kosovës për heqje të tarifës 100 për qind në lëndën e parë në prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

11:54
Lëvizje në oraret e ndaluar, gjobiten 190 persona! 98 shoferëve u hiqet patenta

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, si dhe është arrestuar në Kavajë K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

11:52
Izolohet edhe legjenda braziliane, Pele

Legjenda e futbollit, Pele, tashmë në moshën 80-vjeçare, ndodhet në shtëpinë e tij në Guaruja, në përpjekje për t’iu shmangur prekjes nga Koronavirusi, pasi bën pjesë në grupin e njerëzve më të rrëzikuar nga kjo sëmundje.

11:45
Koronavirus/ Rritet bilanci në Greqi, shkon në 13 numri i viktimave

Është rritur bilanci në Greqi, ka shkuar në 13 numri i viktimave për shkak të virusit Covid-19, ku 3 të vdekur janë shënuar vetëm ditën e sotme.

11:29
As në Kamëz nuk pyesin për CoVid-19, qytetarët mbushin rrugët dhe tregun e fruta-perimeve

KAMËZ- Qytetarë të shumtë duke qenë se qeveria ka vendosur që tregjet dhe shumë biznese të tjera të jenë të hapura deri në orën 13:00 dhe më pas do të rihapen vetëm të hënë, kanë nxituar që të blejnë gjërat e nevojshme.

11:27
Çfarë duhet të bëni nëse keni pasur kontakte të ngushta me dikë që ka COVID-19?

Në rast se keni pasur kontakt me dikë që është i infektuar me COVID-19, kjo është këshilla që jepet nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve:

11:26
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë del pozitiv në testin e koronavirusit

Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me koronvirusin e ri. Ai është testuar dhe ka dalë pozitiv.

11:23
Numri 127 është i zënë? Rama tregon numrin tjetër ku mund të telefononi për urgjencat shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur një linjë këshilluese falas, për të mos mbingarkuar 127-ën, numri i emergjencës kombëtare për Covid-19.

11:10
Shkon në 76 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, 4 në terapi intensive

6 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë.  Së fundmi janë kryer 46 testeve për COVID-19 dhe nga këto vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në 76 numrin e përgjithshëm të të prekurve.  

11:02
Koreja Veriore hedh dy predha në “Detin e Japonisë”

Koreja Veriore ka hedhur dy predha në detin e njohur si “Deti i Japonisë” të shtunën në mëngjes, ka njoftuar ushtria e Koresë Jugore.

10:58
Vdes ylli i muzikës amerikane Kenny Rogers

Ylli i muzikës amerikane Kenny Rogers ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, siç është bërë e ditur nga familjarët e tij.

10:56
Policia-qytetarëve: Respektoni kufizimet, nuk do të ketë asnjë tolerim

Policia e Shtetit vjen me një njoftim për të gjithë qytetarët, në lidhje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

10:54
Dy pacientët e parë të shëruar, Yuri Kim: Shqiptarë do të thotë kurajo, besnikëri e këmbëngulje pavarësisht rrethanave!

“Shqiptar = kurajo, besnikëri, këmbëngulje pavarësisht rrethanave!” ky ka qenë reagimi i ambasadorës amerikane Yuri Kim në momentin që është dhënë lajmi se dy pacientë të prekur nga koronavrisui në Shqipëri janë shëruar.

10:44
Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran

Irani ka njoftuar edhe për 123 vdekje nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 1.556, raporton Reuters.

10:42
Ndihma humanitare nga Kina për Greqinë/ 550.000 maska, aspiratorë dhe mjete të tjera mjekësore

Një ndihmë humanitare vjen nga Kina drejt Greqisë. 550.000 maska dhe materiale të tjera kanë mbërritur ditën e sotme në Athinë, më një avion të Air China.

10:40
Edhe në Durrës thyhen rregullat/ Qytetarët nuk pyesin për CoVid-19, “dynden” në rrugët e qytetit

DURRËS- Edhe pse në qytetin bregdetar të Durrësit, është shënuar një nga dy viktimat e koronavirusit në Shqipëri, qytetarët vijojnë të mos binden dhe të mos ruajnë veten e të tjerët.

10:34
Situata me CoVid-19/ Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor: Sindikatave simotra të monitorojnë duke asistuar në zbatimin e ligjit

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka konfirmuar gatishmërinë për të trajtuar e për ti shërbyer maksimalisht çdo të sëmuri që ka nevojë për këtë ndihmë.

10:25
‘E rëndësishme të dhurojmë gjak’/ Meta: Kjo është një krizë e re, respektoni të gjithë kufizimet e vendosura

Presidenti i vendit, Ilir Meta, mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, që organizohet në ambientet e Katedrales Katolike ‘Shën Pal’ në Tiranë, në ndihmë të fëmijëvë talasemikë.

10:22
Tiranë/ Qytetarët thyejnë rregullat kundër CoVid-19, mbushen trotuaret në Yzberisht

TIRANË- Qytetarët në Tiranë vijojnë të mos i zbatojnë aq sa duhet rregullat për të ndenjur në shtëpi dhe për të mos lëvizur në rrugë, në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e përhapjes së CoVid-19.

10:14
Situata me CoVid-19/ MEPJ informon shqiptarë: Aplikimi, kusht për zgjatjen e afatit të qëndrimit në Holandë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Holandë, se të gjithë personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, nuk kanë qenë në gjëndje të udhëtojnë drejt një destinacioni të planifikuar më parë, duhet t’i drejtohen komunës së qytetit ku ata ndodhen për të aplikuar për zgjatje të afatit të qëndrimit.

10:07
“Të qëndrosh në shtëpi nuk do të thotë të ulesh me fqinjët…” Rama poston videon: Në Itali çdo 2 minuta vdes një njeri…

Kryeministri i vendit Edi Rama edhe mëngjesin e  sotëm ka vendosur që të shpërndajë një video sensibilizuese për të gjithë qytetarët që shkelin rregullat e karantinës si masë e ndërmarrë kundër përhapjes së Koroanvirusit.

10:05
Hipokrati sonte: Koronavirusi – Si ta mposhtim

Më 11 mars të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli infeksionin e shkaktuar nga koronavirusi i ri i quajtur Covid-19, nje pandemi globale dhe autoritetet shëndetësore në të gjithë vendet e botës po ndërmarrin masa drastike ekstreme për ndalimin e përhapjes së kësaj semundjeje.

10:02
Covid-19, masat/ Qytetarët e Elbasanit nuk binden, nuk i ndan dot as policia

Mesa duket qytetarët vijojnë të mbeten ”të pabindur”, duke mos zbatuar masat e dhëna për të parandaluar më tej përhapjen e virusit Covid-19.

09:53
Grabitje në Finiq, tre autorët e maskuar i marrin 2 mijë euro një çifti në banesë

FINIQ- Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së 19 marsit.

09:48
Ministrja Shahini: Ja oraret për të ndjekur leksionet për arsimin fillor dhe klasa 8-12

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, me anë të një postimi në rrjete sociale ka informuar të gjithë studentët se leksionet për arsimin fillor dhe klasa 8-12 do të transmetohen nga ora 10 e mëngjesit deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 19:30.

09:41
4 kallashë, granata, fishekë e kapsolla detonatore/ Arrestohet 47-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë

Tiranë – Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur më arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb.

09:39
Propaganda ruse kundër Evropës në kohën e virusit Corona

A po e përdor Rusia krizën Corona për të përhapur Fake News? Vëzhguesit evropianë thonë, se në mediat ruse ka shenja të këtilla.

09:36
Shqipëri: Kriza e COVID-19 rrezikon ekonominë

Qeveria do të mbështesë me 370 milionë dollarë bizneset për t’i mbrojtur nga falimentimi. Por ekspertë të ekonomisë i thanë DW-së, se kjo është e pamjaftueshme dhe duhet rritur ndihma.

09:30
Raka: Dy javët vendimtare për Kosovën

Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se Kosova po futet në dy javët vendimtare sa i përket përhapjes së koronavirusit të ri.

09:30
Mure dhe shtëpi të rrëzuara për dhe, ja çfarë la pas tërmeti i fortë në Greqi

Greqia është goditur nga dy tërmete gjatë natës së djeshme.

09:20
“Bashkë do t’ia dalim” Xhaçka shpërndan ndihmat për familjet dhe pensionistët në nevojë

Ministria e Mbrojtjes mëngjesin e sotëm ka qenë pranë disa familjeve në nevojë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në disa fshatra të Laçit.

09:05
Bilanci tragjik nga Covid-10 në Itali, Meta: Mendimet dhe lutjet e shqiptarëve shkojnë për familjet e viktimave

Presidenti i vendi, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin për viktimat që janë shënuar në Itali, nga virusi vdekjeprurës Covid-19.

08:49
(Emri) Arrestohet i dënuari për krime të rënda seksuale në Itali

Policia e Shkodrës ka vënë nën pranga shtetasi Arben Garila, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinës në Itali, e cila e ka dënuar me 7 vite, 1 muaj dhe 7 ditë burg për veprën penale “Krime të rënda seksuale”.

08:44
Koronavirus nëpër botë/ Mbi 275.000 të prekur, rreth 11.400 viktima

Timori Lindor është vendi i fundit që ka raportuar rastin e parë me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë tha se pacienti paraqiste pak rrezik për të tjerët, pasi ai menjëherë u këshillua me mjekët kur iu shfaqen simptomat e koronavirusit.

08:33
Qeveria mbyll sot baret, restorantet/ Nuk “binden” britanikët, festë dhe alkool gjithë natën – Foto

Britanikët në të gjithë vendin vendosën të shijonin një gotë të fundit në bare ose restorante, pasi mbrëmë Boris Johnson ka dhënë urdhrin e mbylljes e tyre për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19.

08:30
​IKShPK: Ta mundim koronavirusin me kujdes e jo me frikë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vazhduar thirrjet për kujdes, pasi duke iu përmbajtur rekomandimeve të këtij institute mund të parandalohet sëmundja.

08:17
Eksperti turk: Koronavirusi nuk i kalon foshnjës gjatë shtatzënisë

Eksperti turk, Ahmet Zeki Işık tha që nuk ka ndonjë ndryshim midis grave shtatzëna dhe njerëzve të tjerë kur bëhet fjalë për rrezikun e infeksionit, si dhe sëmundjen që shkaktohet nga virusi.

08:11
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta.

08:10
​Ministrja Hajdari sot flet për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, sot mban konferencë për media rreth shpjegimeve për urdhëresën e re për bizneset sa i përket trajtimit të situatës nga koronavirusi, si dhe për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia.

08:06
Ministria e Jashtme u kërkon kosovarëve kthim vetëm në raste urgjente

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, që vetëm në rastet urgjente të paraqiten në ambasadat dhe konsullatat e këtij shteti për t’u përfshirë në listën e kthimit.

08:00
Covid-19, masat/ ​Nga sot mbyllen të gjitha parqet në Kosovë

Grupi ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve ka marrë vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

07:34
Rëndohet bilanci, 9 të vdekur dhe 670 të infektuar në Turqi

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 670, ndërsa i viktimave në 9.

07:12
Iran, numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 1.433

Numri i të vdekurve koronavirusi i ri në Iran është rritur në 1.433, që është një ndër vendet më të goditura nga kjo sëmundje, njoftoi sot televizioni shtetëror.

06:49
COVID-19/ Ushqimet më të mira për njerëzit që vuajnë nga veshkat

Të dhënat e Shoqatës së Nefrologjisë për vitin 2018 tregonin se të paktën 14% e popullësisë është e prekur nga sëmundjet e veshkave. Sipas Shoqatës së Nefrologjisë, në vitin 2014, Shqipëria numëronte 100 pacientë në dializë. Në vitin 2018, ky numër arriti në 1430 pacientë. Faktorët që ndikojnë në shfaqen e sëmundjeve të veshkave sipas specilistëve lidhen me tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

06:31
Si ndikon virusi COVID-19 tek zemra? Kujdesi që duhet të tregoni

Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2018, vdekjet nga grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” arritën në 11,599, ose 53,2% e vdekjeve gjithsej. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2018 qytetet e Korçës, Beratit, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Vlorës ishin qytetet me numrin më të lartë të jetëve të humbura (për 100 mijë banorë).

06:19
Kur duhet të shkoni tek dentisti, shenjat e para që duhet të dini

Njerëzit në përgjithësi e shtyjnë vizitën tek dentisti sa më shumë që të munden, herë nga frika prej dhimbjes, herë nga parehatia e herë nga mungesa e kohës. Megjithatë, vizitat nuk duhen shtyrë, për arsyen se nga goja nisin të gjitha rrëfenjat e shëndetit. Ekspertët e AgroWeb.org thonë se njeriu duhet të shkojë tek dentisti edhe nëse problemet shëndetësore duket sikur nuk kanë lidhje me dhëmbët.

06:10
Ministria turke e Mbrojtjes: Nuk ka tërheqje të trupave nga Idlibi i Sirisë

Vendosja e planifikuar dhe shpërndarja e trupave në zonën e de-eskalimit në Idlib, në veriperëndim të Sirisë vazhdon dhe nuk ka tërheqje të trupave nga rajoni, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.

05:43
Britania ashpërson masat e lëvizjes

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë vendim për “mbyllje” të Britanisë së Madhe nga dita e premte, pasi ka urdhëruar, baret, restorantet, kinematë dhe palestrat që të mbyllin dyert, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

05:25
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Serbi

Një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Qendrën Klinike të Vojvodinës, ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërbaniq.

05:02
Shefi i OBSH-së: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit. “Një prej gjërave që jemi duke mësuar që është njerëzit e moshuar goditen më së keqi, të rinjtë nuk kursehen”, ka thënë mjeku, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë.

04:39
SHBA: Senatorë amerikanë shitën aksione para rënies masive të bursës

Kryetari i Komisionit të Zbulimit në Senatin amerikan Richard Burr, një republikan që përfaqëson shtetin e Karolinës së Veriut, shiti më shumë se 1,7 milion dollarë aksione pak para rënies së bursës në muajin shkurt, mes shqetësimeve për epideminë e koronavirusit. Senatori i Karolinës së Veriut nuk ishte ligjvënësi i vetëm që shiti aksione pak para rënies së madhe të bursës për shkak të pandemisë globale.

04:06
COVID-19, pezullon pushimet pranverore

Shpërthimi i koronavirusit ka goditur një prej pushimeve traditë në Shtetet e Bashkuara që ndodhin gjatë muajit mars, të njohura si pushimet pranverore. Disa studentë të cilët nuk hoqën dorë prej planeve të tyre për të shkuar në plazh gjatë kësaj periudhe, u përballen me kufizime të forta që i dhanë fund praktikisht çdo mundësie për t’u argëtuar.

03:44
Dr. Fauci: Koronavirusi në SHBA, ende në “fazën e përshkallëzimit”

Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet, Anthony Fauci thotë se Shtetet e Bashkuara janë ende në “fazën e përshkallëzimit” të koronavirusit. Fauci, ekspert i njohur i sëmundjeve infektive, i bëri komentet në një intervistë me shefin ekzekutiv të kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

03:29
Autoritetet “izolojnë” Nju Jorkun

Shteti i Nju Yorkut iu bashkua Kalifornisë të premten duke urdhëruar pothuaj të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi. Kjo është masa më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse që ndërmarin autoritetet në përpjekjet e tyre për të ndalur përhapjen e koronavirusin dhe zvogëluar numrin e madh të pacientëve, shifrat e larta të të cilëve kanë gjunjëzuar kryesisht vendet e Evropës Jugore.

03:01
Del parashikimi/ Kur përfundon epidemia!

E gjithë bota po izolohet. Vende që dikur gëlonin nga njerëzit, sot janë kthyer në qytete fantazëm me rrugë të boshatisura. Kjo është sot një përgjigje e paprecedentë ndaj një sëmundjeje, por kur do t`i vijë fundi pandemisë dhe jeta të rikthehet në normalitet?

02:29
Koronavirusi prek “hapësirën”/ Nasa mbyll dy qendra

NASA do të mbyllë dy qendra të saj hapësinore, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Agjencia amerikane e hapësirës njoftoi se do të pezullojë punën në objektin Michoud, në shtetin Nju Orleans, ku po ndërtohet Sistemi i Nisjes në Hapësirë. Qendra Stennis Space në Misisipi, ku po testohet përforcuesi i raketave, gjithashtu do të mbyllë dyert përkohësisht.

02:01
Tërmet në Greqi/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, mësoni epiqendrën dhe magnitudën

Një tërmet i fuqishëm është shënuar në Greqi para pak minutave. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte 10 km në veri të Kanallákion. zonë shumë afër Janinës.

01:38
Taksa hiqet pjesërisht/ Vendimin Kurti e morri vetëm me ministrat e VV, LDK nuk i shkoi në mbledhjen e qeverisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi vendimin e qeverisë që heq tarifën për lëndën e parë nga Serbia e Bosnja dhe nga 1 prilli tarifat do të zëvendësohen me masa të reciprocitetit të plotë.

00:54
Shërohet 2 pacientët e parë në Shqipëri/ Janë kontakte të pacientit zero, gati për të lënë spitalin infektivin

Në këto ditë me ankth nga koronavirusi në Shqipëri erdhi edhe lajmi i mirë. Mbrëmjen e së premtes u konfirmua se janë shëruar dy pacientët e parë. Kryeministri Edi Rama dhe ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmuan se janë shëruar dy kontaktet e pacientit zero në vendin tonë.

00:16
Napoli del kundër ligës, nis stërvitjen në 25 mars!

Napoli del kundër rrymës. Vetëm disa orë pasi asamblea e ligës italiane të futbollit bashkë me shoqatën e futbollistëve profesionistë morën vendimin që futbollistët e të gjitha skuadrave të qëndrojnë pushim deri në datën 4 prill, klubi i kaltër komunikoi zyrtarisht se Napoli do të dalë në stërvitje mëngjesin e 25 marsit.

E premte, 20 Mars 2020
23:40
Allegri drejt Francës, nis kontaktet me PSG!

E ardhmja e Massimiliano Allegrit vazhdon të jetë një rebus i madh. Ish-trajneri i Juventusit është në kërkim të një klubi të madh për të vijuar karrirën dhe ofertat për të nuk mungojnë.

22:55
​Thirrja e mjekut Kalo: Izolohuni për pak javë, për hir të jetës

Mjeku Tritan Kalo ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për vetizolim dhe ndërgjegjësim sa i takon betejës me COVID 19.

22:55
‘Dridhet’ Greqia/ Problemit të Koronavirusit i shtohet edhe Tërmeti, 233 km larg Tiranës

Greqia është prekur nga Koronavirusi si gjithë europa, dhe deri më tani janë shënuar 10 viktima.

22:51
6 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedoninë e Veriut informoi mbrëmjen e sotme se edhe 6 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv ne testin me virusin korona.

22:41
Pacientja e parë që shërohet nga koronavirusi në Modena është një gjyshe 95-vjeçare

Pak lajme të mira vijnë nga beteja e vrazhdë e Italisë kundër epidemisë së Covid-19 teksa në Modena 95-vjeçare raportohet se ka bërë ‘shërim të plotë’ nga sëmundja.

22:41
Masat kundër CoVid-19, Rama publikon listën: Këto janë bizneset që do jenë hapur…

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka deklaruar se duke nisur nga nesër ndryshon regjimi i lëvizjes.

22:26
Nga Marin Mema- Letër për JU shqiptarët e mi !

Marin Mema

I shkruaj këto rradhë pa dashur t’ju mërzis e shtoj stresin në këto ditë të zvarrta e fortë të ngarkuara. I shkruaj këto rradhë sepse e ndjej, sepse më dhemb, sepse ju dua jashtëzakonisht shumë shqiptarët e mij. I shkruaj këto rradhë me zemër, hapur e pa fshehur asgjë.

22:21
CoVid-19/ Kushdo që hyn në Kosovë, dërgohet për 14 ditë në karantinë

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe masave të cilat Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për ta luftuar atë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur që secili nga qytetarët tanë që futet në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës apo kufijve tokësor, do të dërgohet në karantinë për 14 ditë, në një vend të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

22:19
Del xhiro me Porsh në orarin e ndaluar, policia i bën gjëmën

Një porsh luksoz që qarkullonte si pa të keq në rrugët e Beratit,pas orarit të lejuar dhe kur i gjithë qyteti ishte karantinuar,u kap nga policia dhe u sekuestrua.

22:15
Britania nis sonte bllokadën kombëtare; Boris Johnson mbyll kafe, pabe, restorante, palestra, i lutet njerëve të qëndrojnë në shtëpi

Kryeministri britanik Boris Johnson urdhëroi sonte mbylljen e bareve, restorabnte dhe të gjitha qendrave të aktivitetit social në vend, në një bllokadë dramatike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

22:11
Rama poston videon e radhës/ Boll u qatë që po rrini në shtëpi, se ka të tjerë që as atë nuk e kanë

Kryeministri Edi Rama sapo ka postuar një video tjetër dhe këtë herë është nga një operacion humanitar në Bubq dhe Laç, tek familjet të cilave u ka prishur shtëpinë tërmeti.

21:58
Turqi/ Shkon në 670 numri i të prekurve, 9 viktima

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 670, ndërsa i viktimave në 9, transmeton AA).

21:57
Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

IKSHPK ka njoftuar se sot janë konfirmuare dhe dy raste të reja të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

21:54
Gjysma e rasteve të koronavirusit në Uruguai, të infektuar nga gruaja në festën e shoqërisë së lartë

Supozohej të ishte eventi më i rëndësishëm i shoqërisë së lartë të kryeqytetit uruguaian Montevideo, por një martesë në zonën ekskluzive të Carrasco mori famë së fundmi vetëm për faktin se 44 të ftuar u infektuan atje me koronavirusin e pandemisë globale.

21:35
Koronavirus, Manastirliu jep lajmin e madh: Nuk është shëruar vetëm 1 pacient, por 2

Një lajm i mirë na ka ardhur nga infektivi, ku është raportuar se është shëruar pacienti i parë me Koronavirus.

21:31
Shërimi i pacientëve, Rama: Mirënjohje për mjekët heronj…

TIRANE- Viktor Kola, është bërë pacienti i parë në Shqipëri i cili ka mundur koronavirusin.

21:22
Yuri Kim poston raportin e BE: Po fshihet e vërteta për koronavirusin me lajme të rreme…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka postuar një raport të Bashkimit Evropian për sa i përket lajmeve mbi koronavirusin. Yuri Kim në reagimin e saj shkruan se po fshihet e vërteta për koronavirusin me anë të lajmeve të rreme.

21:20
Merr fund pritja/ Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Më në fund ka ardhur edhe një lajm i mirë sa i përket Koronavirusi në Shqipëri. Babai i pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga Koronavirusi.

21:17
Klorokina: A është mjekimi 70-vjeçar i malarias faktor në betejën kundër koronavirusit?

Shpresat për kurimin e koronavirusit vrasës në Francë po vendosen mbi klorokinën, një mjekim 70-vjeçar për trajtimin e malarias pasi doktorët në Marseille raportuan se mjekimi kishte trajtuar me sukses pacientët e Covid-19.

21:02
“Nuk marrë dot frymë…” Rama poston tjetër video: Shikojeni 39-vjeçaren e prekur nga CoVid-19 dhe dilni prapë xhiro…

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar një tjetër video në rrjetet sociale ku shfaqet një 39-vjeçare e cila po kurohet nga koronavirusi por është në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe frymëmarrjen e kryen vetëm me anë të tubave të oksigjenit.

20:58
“Kush ka frikë tani është i ndershëm”

Bota në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Coronës. Njerëzit i hedhin sytë me shqetësim nga e ardhmja. Të kesh frikë tani është e natyrshme, thotë psikoterapisti, Jürgen Hoyer që edhe karantinën e sheh si një shans.

20:47
Kurti heq taksën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hequr taksën ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

20:45
Ndalimi i qarkullimit në Elbasan/ Në fushën e sportit ku një ditë më parë bëri xhiron e rrjeteve
20:40
Kriza e qeverisë në Kosovë/ Ultimatumi i Mustafës dhe vendimi për heqjen e pjesshme të taksës

Kosova ka dy emergjenca atë të koronavirusit dhe krizës qeveritare.

20:34
Ushtria në rrugë për sigurinë/ Dislokohet në 5 zona të Tiranës në ndihmë të policisë

Pasditen e sotme në rrugët e Tiranës kanë dalë trupat e ushtrisë me mjetet e tyre në ndihmë të policisë së shtetit për sigurinë. Ato janë vendosur në 5 zona të ndryshme të kryeqytetit e duket se do qëndrojnë gjatë.

20:26
“Mos lini gjë në dorë të fatit”, mesazhi i 39 vjeçares të shëndetshme e të stërvitur që mezi merr frymë nga koronavirusi në spital

Një britanike e shëndetshme dhe e stërvitur ka postuar sot një video prekëse teksa mezi merrte frymë dhe përpiqej të paraljmëronte për rrezikun e koronavirusit duke thënë se ndjehej sikur kishte “copa xhami në mushkëri”.

20:17
Rama publikon videon e tmerrshme nga vuajtjet e personave me Koronavirus/ Mos i lini fëmijët ta shikojnë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me pamje të frikshme nga një spital në Bergamo, duke pasqyruar atë çka po ndodh për shkak të koronavirusit.

20:11
Arrestohen dy shqiptarët në Spanjë, përplasën makinën në aeroportin e Barcelonës dhe…

MADRID- Dy burra shqiptarë u arrestuan pasi përplasën një makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës gjatë mëngjesit të së premtes duke bërë thirrje islamike.