Pacientja e parë që shërohet nga koronavirusi në Modena është një gjyshe 95-vjeçare

20/03/2020 22:41

Pak lajme të mira vijnë nga beteja e vrazhdë e Italisë kundër epidemisë së Covid-19 teksa në Modena 95-vjeçare raportohet se ka bërë ‘shërim të plotë’ nga sëmundja.

Virus që po sundon në shumë vende të botës ka qenë shumë më vrasës për më të vjetrit.

Shumë thonë madje se popullata e moshuar e Italisë është dhe arsyeja pse është goditur kaq rëndë nga virusi.

Ndërkohë një pacient i dytë, një 27-vjeçar nga Carpi, i Modenas, gjitahtu ishte shëruar sot sipas mediave vendase.

Pacientja nuk u emërua por u fotografua e gëzuar dhe e rrethuar nga doktorët që e ndihmuan nëbetejën kundër virusit.
Disa media vendase thonin se gruaja është nga Fanano, një komunitet i Apenineve të Modenas mes Modena e Bologna.
Vendi mbetet ndërkohë në bllokadë dramatike, teksa rajoni i goditur më rëndë i Lombardisë ka shënuar 2,549 vdekje nga 22,264 infektime.

Në të gjithë Italinë numri i infektimeve u rrit vetëm sot me rreth 6000 të prekur.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel