Situata me CoVid-19/ MEPJ informon shqiptarë: Aplikimi, kusht për zgjatjen e afatit të qëndrimit në Holandë

21/03/2020 10:14

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Holandë, se të gjithë personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, nuk kanë qenë në gjëndje të udhëtojnë drejt një destinacioni të planifikuar më parë, duhet t’i drejtohen komunës së qytetit ku ata ndodhen për të aplikuar për zgjatje të afatit të qëndrimit.

Kujtojmë se për shumë vende në zonën Shengen janë arritur marrëveshje që shqiptarët që kryejnë shkelje të afatit të lejeqëndrimit të mos ndëshkohen për shkak të masave kundër koronavirust.

Kujtojmë se Shqipëria dhe shumë vende të ndryshme të Evropës kanë vendosur të mbyllin kufijtë në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19.

Top Channel