Shefi i OBSH-së: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm

21/03/2020 05:02

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit. “Një prej gjërave që jemi duke mësuar që është njerëzit e moshuar goditen më së keqi, të rinjtë nuk kursehen”, ka thënë mjeku, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë.

“Të dhënat nga shumë shtete kanë treguar qartë se njerëzit nën moshën 50-vjeçare përbëjnë një shifër të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë hospitalizim”. “Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju dërgojë në spital për javë ose edhe mund t’ju vrasë”.

Ai ka shtuar: Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhja që bëni se ku të shkoni, mund të bëjë dallimin në mes të jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”. Deri më tani, Italia ka shënuar numrin më të madh të viktimave, si pasojë e koronavirusit, në total 4,032.

-Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 246,275 njerëz të infektuar, 10,038 të vdekur dhe 86,036 të shëruar.
-Kina ka 81,250 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 41,035 raste dhe Irani me 18,407.

Top Channel