Shpresat për kurimin e koronavirusit vrasës në Francë po vendosen mbi klorokinën, një mjekim 70-vjeçar për trajtimin e malarias pasi doktorët në Marseille raportuan se mjekimi kishte trajtuar me sukses pacientët e Covid-19.

Ata thanë se pas gjashtë ditësh, 70 përqind e pacientëve të trajtuar me klorokinë ishin konsideruar të shëruar teksa virusi nuk dallohej më në mostrat e tyre të gjakut.

“Ky është një efekt i konsiderueshëm”, tha edhe studiuesi britanik i patogjenezës mikrobiale Dr. Andrew Preston, I cili nuk ishte i përfshirë në studim. Gjithsesi rezultatet vijnë nga një numër relativisht i vogël pacientësh dhe kjo duhet përsëritur në shkallë më të gjerë për t’u konsideruar shkencërisht bindëse.

Doktorët në Australi e Kinë kanë raportuar gjithashtu rezultate premtuese me këtë mjekim dhe shpresojnë të nisin testimet klinike së shpejti.
Robin May, profesor sëmundjesh infektive në Universitin e Birmingham, thotë se procesi ende nuk kuptohet mirë, por spekulon se ka të bëjë me një proces të quajtur “endocitozë” – kur virusi sapo hyn në pritësin e tij.

“Kjo do të thotë se fillimisht virusi merret në zonat intra-celulare, të cilat janë një ambjent tipik acid. Klorokina supozohet se redukton aciditetin e këtij ambjenti dhe kjo mund të ndërhyjë me aftësinë e virusit për të depërtuar në qelizat pritëse dhe të nisë të shumohet”, thotë ai, duke shtuar se një tjetër mundësi mund të jetë se klorokina ndryshon aftësinë e virusit për t’u lidhur me pjesën e jashtme të qelizës pritëse.
Përse eshtë testuar nga doktorët kundër Covid-19?

Prej rreth 10 vitesh është folur për efektet anti-virale të klorokinës dhe ajo është përdorur në trajtimin e pacientëve me sindromën akute respiratore (Sars) në vitet 2002 deri në 2003. “[Klorokina] nuk mori shumë vëmendje teksa epidemia Sars u shua. Duke parë se Covid-19 është një virus shumë i afërt me të, disa studiues nisën ta testonin për pandeminë,” thotë Dr Preston.

A është e kushtueshme?

Jo– është e lirë dhe e thjeshtë për t’u prodhuar. Kompania farmaceutike Sanofi ka ofruar miliona doza të mjekimit dhe thotë se kanë mjaftueshëm për të trajtuar 300,000 pacientë.

Përse nuk po përdoret më gjerë?

Teste klinike të shkallës së gjerë duhet të kryhen para se ajo të përdoret si trajtim rutinë. Por është një barnë ekzistuese dhe njihet se nuk ka pasoja anësore, por ndryshimi i objektivit të një mjekimi për një sëmundje të re është një hap i parë delikat, edhe pse nuk është më nevoja të testohet te kafshët.

Cilat mjekime të tjera po testohen?

Testimet klimike kanë nisur për një mjekim të quajtur remdesivir, një antiviral i shkallës së gjerë i krijuar kundër Ebolas. Është përdorur për trajtiin e infermieres skoceze Pauline Cafferkey kur ajo u riinfektua me sëmundjen pasi e kishte kaluar, duke punaur si vullnetare në Sierra Leone.
Edhe mjekimet antivirale të përdorura kundër HIV po konsiderohen si opsione, teksa Kina po shikon një kombinim të lopinavir e ritonavir, të dyja të përdorura për të ulur nivelin e virusit HIV në qarkullimin e gjakut.

Top Channel