“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Mesa duket qytetarët vijojnë të mbeten ”të pabindur”, duke mos zbatuar masat e dhëna për të parandaluar më tej përhapjen e virusit Covid-19.
Siç mund të shihni dhe në pamje, në orët e para të mëngjesit të sotëm një numër i madh qytetarësh janë grumbulluar në pikat e shitjes së zarzavateve, në qytetin e Elbasanit.
Në pamje, shihen edhe forca të shumta të policisë, por pavarësisht përpjekjeve duket se nuk ja kanë dalë ti shpërndajnë.
Duke filluar nga dita e sotme orari i lëvizjes për qytetarët do të ndryshojë dhe nuk do të jetë më në dy fasha kohore.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se duke filluar nga dita e nesërme orari i lëvizjes do të jetë nga ora 05:00 deri në orën 13:00. Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.
Top Channel