Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
Një ndihmë humanitare vjen nga Kina drejt Greqisë. 550.000 maska dhe materiale të tjera kanë mbërritur ditën e sotme në Athinë, më një avion të Air China.
Një ndihmë kjo, si pasojë e situatës në të cilën Greqia ndodhet nga përhapja e virusit Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias, ka falenderuar qeverinë kineze për ndihmën e dhënë.
Veç maskave kishte edhe materiale të tjera, si aspiratorë, mjete teknikë të cilat shërbejnë për të luftuar koronavirusin.
Ndërkohë kujtojmë se numri i të prekurve nga Koronavirusi në Greqi ka shkuar në 495, teksa për 85 prej tyre nuk dihet se si e kanë marrë infeksionin.
Deri më tani janë kryer mbi 7000 teste. 90 pacientë po trajtohen në Spital, ku 20 janë në gjendje serioze. Numri i të vdekurve për shkak të virusit është 9.

Top Channel