As në Kamëz nuk pyesin për CoVid-19, qytetarët mbushin rrugët dhe tregun e fruta-perimeve

21/03/2020 11:29

KAMËZ- Qytetarë të shumtë duke qenë se qeveria ka vendosur që tregjet dhe shumë biznese të tjera të jenë të hapura deri në orën 13:00 dhe më pas do të rihapen vetëm të hënë, kanë nxituar që të blejnë gjërat e nevojshme.

Pavarësisht se rregulli e do që të ruhet një distancë të paktën 2 metra mes personash, ky rregull është shkelur nga qytetarët të cilët janë grumbulluar në pika të ndryshme ushqimore.

Kujtojmë se me ndryshimet e fundit, për masat e ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit, është vendosur që qytetarët të mund të lëvizin vetëm në oraret 05:00 deri në 13:00.

Top Channel