Numri 127 është i zënë? Rama tregon numrin tjetër ku mund të telefononi për urgjencat shëndetësore

21/03/2020 11:23

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur një linjë këshilluese falas, për të mos mbingarkuar 127-ën, numri i emergjencës kombëtare për Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

@Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë@.

Këtë lajm e ka transmetuar gjithashtu për qytetarët, kryeministri i vendit me anë të një postimi në rrjete sociale.

Top Channel