Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa 07/11 23:05
Ylli i muzikës amerikane Kenny Rogers ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, siç është bërë e ditur nga familjarët e tij.
Rogers ka kryesuar në top listat e muzikës country dhe pop në vitet e 70-ta dhe të 80-ta si dhe ka fituar tri çmime Grammy.
I njohur për zërin e tij të ngjirur dhe baladat si The Gambler, Lucille dhe Coward of the Country, Rogers zhvilloi karrierë për më shumë së gjashtë dekada.
Në njoftimin e familjes, theksohet se ai ka lënë gjurmë në historinë e muzikës amerikane. Rogers po ashtu kishte udhëhequr disa biznese, kryesisht pronësore dhe gastronomi.
Ai ishte martuar pesë herë dhe kishte pesë fëmijë.
Top Channel