Ushtria në rrugë për sigurinë/ Dislokohet në 5 zona të Tiranës në ndihmë të policisë

20/03/2020 20:34

Pasditen e sotme në rrugët e Tiranës kanë dalë trupat e ushtrisë me mjetet e tyre në ndihmë të policisë së shtetit për sigurinë. Ato janë vendosur në 5 zona të ndryshme të kryeqytetit e duket se do qëndrojnë gjatë.

Ushtria edhe më herët ishte pjesë e patrullave policore ndërsa sot ushtarët u vendosën në disa zona të qytetit përfshi edhe njësitë tregtare ku ka pasur mjaft fluks

Ju ftojmë të shikoni lidhjen me gazetaren Sidorela Gjoni e cila ndodhet në një nga zonat ku janë vendosur trupat ushtarake që po ndihmojnë në ndalimin e qarkullimit.

Top Channel