CoVid-19/ Qytetarët grumbullohen në tregje, Basha: Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

21/03/2020 12:11

Ditën e sotme është vërejtur një shkelej e madhe nga qytetarët të cilët kanë dalë në rrugë apo në tregje duke u bërë kështu një rrezik për përhapjen e CoVid-19.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili e ka quajtur shumë të rrezikshme lëvizjet dhe grumbullimet e njerëzve.

“Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.

Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive.

Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19.

Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin.  Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!” shkruan Basha.

Top Channel