“Individët e papërgjegjshëm janë tradhtarët e vërtetë”, Rama publikon videon: Ushtria në mbrojtje të popullit…

20/03/2020 16:44

TIRANË – Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë një video të autoblindave të Ushtrisë teksa patrullonte nëpër rrugët e Tiranës për të monitoruar zbatimin e masave kundër CoVid-19.

Rama shkruan se tradhtarët e vërtetë janë ata pak individë që nuk zbatojnë urdhrat e karantinës dhe pikërisht ata mund të bëjnë hatanë e të marrin në qafë mijëra të pafajshëm.

“Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë, të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve duhet t’i ndalim me çdo kusht dhe do të përdorim çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre. Populli nuk i’a ka borxh asnjë individi tradhtinë në këtë përpjekje kombëtare për jetën e njeriut” shkruan kryeministri Rama.

Top Channel