Devoll –Një 42-vjeçar i akuzuar për 4 vjedhje të kryera në kohë të ndryshme në qytetin e Bilishtit është arrestuar nga policia.

I arrestuari K.A 42 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll është autor i dyshuar i katër vjedhjeve të kryera në muajt janar, gusht dhe dhjetor 2019, si edhe në mars 2020, ku konkretisht në një fabrikë dhe në banesat e dy shtetasve janë vjedhur vegla pune, materiale ndërtimi, orendi shtëpiake dhe pajisje elektroshtëpiake.

Në cilësinë e provës materiale, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e sendeve dhe mjeteve të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

Top Channel