Do luhet me tifozë, UEFA përcakton datën e ndeshjes Maqedoni e Veriut-Kosovë

20/03/2020 17:01

Ishte parashikuar të luhej më 6 mars me praninë e tifozëve, por sfida gjysmëfinale e Play Off-it të Europianit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës u shty për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit.

UEFA ka vendosur që takimi të rikuperohet pikërisht më 4 qershor në stadiumin ‘Teodor Proeski” në Shkup, me praninë e tifozëve, ndërsa tashmë vendimi u është përcjellë edhe federative respektive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Fituesi i çiftit Maqedoni e Veriut–Kosovë do të përballet në finale me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi, në fushën e njërës prej këtyre dy të fundit, më 9 qershor, ndërsa “Dardanët” do të provojnë të sigurojnë një vend në Europianin 2021.

Top Channel