Kastriot Malaj, një qytetar nga Vlora ngre një shqetësim tashmë tepër aktual për shumë shqiptarë; rikthimin e të afërmve në vendlindje!

Prej më shumë se dy muajsh, vajza e tij, dhëndri e disa shqiptarë të tjerë kanë mbetur jashtë kufijve shqiptarë dhe tashmë kriza “koronavirus” i ka bllokuar në shtetin fqinj, Itali.

Kërkesa e tij, por edhe e shumë familjarëve të tjerë është t’u kthehen fëmijët në shtëpi dhe shteti të negociojë për mënyrat e kthimit të tyre.

Prej një muaji, këta shqiptarë janë akomoduar në hotelet e Romës, por janë të frikësuar pasi sipas Malajt, po mbyllet çdo hoteleri dhe shumë shpejt ata mund të gjenden në mes të katër rrugëve. Nga vizitorë të shtetit fqinj tashmë riskojnë rikthimin në vendlindje, por dhe shëndetin e tyre.

Top Channel