Rinasi e vetmja portë/ Vijojnë fluturimet e kufizuara

20/03/2020 20:02

Në kohën e karantinimit nga covid 19 shprehja ” kush udhëton mund të tregojnë diçka” merr kuptimin ” kush qëndron në shtëpi mund të mësojë shumëçka”. Aeroporti është e vetmja pikë e hapur nga 29 pika kufitare ne rang vendi, por edhe kjo pikë kufitare me dyert gjysmë të mbyllura. U anuluan 26 fluturime gjatë kësaj dite.

Qytetari: Erdha nga Kosova mezi më lejuan të hyj. Do iki drejt Brukselit

Tia deklaron zyrtarisht se ka shqyrtuar 400 kërkesa qytetarësh qe kishin probleme dhe paqartësi për udhëtimet

Arlinda Çausholli: Të gjithë qytetarëve qe u janë anuluar fluturimet të lidhen me agjencitë.

Top Channel