Koronavirus, masat/ Banorët e Bulqizës nuk binden, vijojnë gjobat për këmbësorët dhe bizneset

20/03/2020 12:09

Urdhëri i dhënë për banorët për të mos levizur në rrugë, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duket se nuk është marrë seriozisht nga banorët e Bulqizës.

Edhe gjatë ditës së sotme është dashur ndërhyrja e policisë ku sot është dashur të ndërhyjë duke sugjeruar banorët që të mos lëvizin pas orës 10-00.

Shumë prej banorëve shpreheshin se po dalin për të kryer pazaret e ditës, të tjerë për shërbime dhe kujdes shëndetësore, por kishte dhe nga ata të cilët nuk e kishin shumë të qartë orarin.

Ndërkohë një mungesë e theksuar është ajo e maskave në farmacitë e qytetit.

Në anën tjetër, policia ka vijuar me gjoba për këmbësorët dhe për lokalet që punojnë në mënyrë të fshehtë.

Një lajm i mirë në gjithë këtë ogur të zi vjen për ilaçet e rimbursuara. Sipas farmacistit Ender Meta, menjëherë pas urdhërit të ri ka filluar shpërndarja e ilaçeve për të gjithë personat që trajtohen në sistemin e rimbursimit të ilacceve.

Top Channel