Humbin jetën nga koronavirusi 18 priftërinj në Itali, dyshohet se janë infektuar teksa…

20/03/2020 16:39

Të paktën 18 priftërinj kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Mendohet se priftërinjtë janë infektuar nga virusi teksa ishin duke vizituar pacientët e infektuar, shkruajnë mediat e huaja.

Më herët vetë Papa Francesku, i inkruajoi priftërinjtë që të dilnin dhe të shkonin për të vizituar personat e sëmurë ndaj kësaj sëmundje, por gjatë këtyre vizitave besohet se ato janë “përqafuar” me virusin famëkeq.

Të paktën 10 priftërinj katolikë kanë vdekur si pasojë e COVID-19 vetëm në qytetin e Bergamos, sipas raportimeve të fundit ky qytet është cilësuar si vatra kryesore e viktimave në Itali. Ndërsa pesë vdekje të tjera janë regjistruar në qytetin e Parmas.

Po ashtu tre priftërinjtë e tjerë që kanë humbur jetë kanë qenë nga Brescia, Kremona dhe Milano, sipas gazetës katolike Avvenire. Ndërkaq, në të gjithë Italinë si pasojë e virusit korona deri më tani kanë humbur jetën 3.405 persona.

Top Channel