Doktori i njohur në Open: Në Turqi janë shtuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19

19/03/2020 23:44

Në pjesën e tretë në Open në Top Channel po flitet për situatën e koronavirus në botë. Në një lidhje me skype doktori Kastriot Boriçi foli për situatën në Turqi.

Sipas doktorit janë shtuar masat e marra nga qeveria, ndonëse akoma nuk ka filluar izolimi si në shumë vende të tjera.

“Muzetë, teatrot janë mbyllyar duke evituar grumbullimet masive të njerëzve. Transporti publik vazhdon akoma të jetë i hapur por që nuk është shumë i frekuentueshëm në këto ditë. Turqia ka mirutaru edhe një paketë ekonomike”- tha Boriçi.

Ndërsa për situatën në Greqi foli gazetari Artur Bibe i cili tha që numri është rritur nga dje dhe se në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit qeveria ka marrë disa masa që nga fillim kur u rregjistruan rastet e para, masat kanë ardhur duke u shtuar.

Top Channel