Koronavirusi ka “ndalur” kohën në shumë vende të botës, por nuk ka mundur kurrsesi të prishë planet e një çifti për martesë…

Dy të rinj shqiptarë që jetojnë në Londër kanë kurorëzuar dashurinë e tyre pikërisht në këtë periudhë koronavirusi, ku të gjithë duhet të izolohen brenda në shtëpitë e tyre!

Kjo dasmë vjen në një kohë të pazakontë në të cilën ne po jetojmë, ku na ndalohet të shtrëngojmë duart, të përqafohemi dhe të puthemi.

Nëse dikur do të përdorej shprehja “Dashuria nuk njeh moshë”, këtë herë do ti shkonte për shtat një shprehje e re: “Dashuria nuk pyet për koronavirus”.

Ashtu siç e do tradita, çifti kanë shkëmbyer dhe një puthje, por gjithmonë me maskat vënë dhe duken tejet të lumtur në krahë të njëri-tjetrit.

Çifti shqiptar, Arjola dhe Hermes kanë vendosur të festojnë këtë ditë të veçantë pikërisht në një prej restoranteve më të frekuentuara të Londrës, të drejtuar nga një çift shqiptarësh, të cilët kanë ndarë me ne këto foto të veçanta.

Njerëzit kudo po paralajmërohen që të mos puthen në faqe apo t’ua shtrëngojnë duart njëri-tjetrit nga frika e përhapjes së koronavirusit. Por në kohëra të këtilla, a frenohen edhe dashuria dhe puthjet?

FOTO GALERI
1/3

Top Channel