Policia e Beratit në aksion/ 15 leje drejtimi të hequra, 15 makina të bllokuara dhe 10 qytetarë të gjobitur

19/03/2020 20:03

Respektimi i aktit normativ Nr.3 të dt.15 Mars 2020 të nxjerrë nga kryeministri për rregullat e lëvizjes së këmbësorëve dhe mjeteve, ka penalizuar mjaft drejtues mjetesh dhe qytetarë të pabindur në Berat.

Qarkullimi jashtë orarit dhe pa leje nga DPV Berat u ka kushtuar shtrenjtë 15 drejtuesve të mjeteve në Berat, të cilëve jo vetëm që ju është hequr patenta por edhe u janë bllokuar automjetet.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat bën me dije se,vetëm gjatë 48-orëve të fundit janë penalizuar me gjoba prej 100 mijë lekë (të vjetra) edhe 10 këmbësorë që kanë shkelur oraret e lëvizjes dhe janë kapur sot nga patrullat e policisë duke qarkulluar pas orës 10:00 të mëngjesit dhe pas orës 18:00 të darkës. Në çdo rrugë të qytetit shihen postblloqe të shumta policore dhe patrulla në çdo rrugë kryesore e lagje të qytetit,të cilët po penalizojnë çdo këmbësor apo drejtues mjeti që shkel rregullat e “shtetrrethimit”.

Top Channel